LAJMI I FUNDIT:

Allegri dëshiron sa më shumë pikë në këtë fillim sezoni

Allegri dëshiron sa më shumë pikë në këtë fillim sezoni
Foto: Juventus.com

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i ka kërkuar lojtarëve durim pasi në mënyrën se si po luajnë, goli është çështje minutash.

Trajneri italian e shikon Napolin si konkurrues serioz, ndërsa kërkon që Zonja e Vjetër të marrë sa më shumë pikë në këtë fillim sezoni që të bëjë diferencën me skuadrat tjera.


“Kemi pritur që të jetë kështu. Frosinone pranoi pesë gola nga Sampdoria dhe ne luajtëm me dhjetë lojtarë për 70 minuta ndaj Valencias të mërkurën”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.

Frosinone 0-2 Juventus: Notat e lojtarëve, CR7 ylli i ndeshjes
Lexo po ashtu Frosinone 0-2 Juventus: Notat e lojtarëve, CR7 ylli i ndeshjes

“Ne vetëm duhet të kemi durim dhe pas shumë gjuajtjeve, harkimeve dhe pasimeve, ne e gjejmë mënyrën për të depërtuar”.

“Paulo Dybal? Ai duhet të luajë. Kishte disa lëvizje të mira sot, por duhet të vrapojë më shumë tek mbrojtësit, por do ta bëjë kur niveli i fituesit t’i përmirësohet”.

“Të gjitha fitore? Napoli kishte më shumë se 90 pikë në sezonin e fundit, pra është e natyrshme që ata ende po bëjnë mirë, posaçërisht pasi kanë sjellë një trajner të talentuar dhe me provojë”.

“Të tjerat janë pak mbrapa, pra ne tani duhet të përshpejtojmë dhe të krijojmë një hapësirë para ndeshjeve kokë me kokë”, shtoi për fund Allegri.

Ndeshja e ardhshme e Juves në Serie A është kundër Bolognas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori