LAJMI I FUNDIT:

Aliu për dëshminë e Abrahams në Hagë: Tmerruese që raportet shërbimeve serbe përdoren për ta akuzuar UÇK-në

Aliu për dëshminë e Abrahams në Hagë: Tmerruese që raportet shërbimeve serbe përdoren për ta akuzuar UÇK-në
Foto: Arkiv

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, ka komentuar dëshminë e raportuesit të Human Rights Watch, kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Frederic Abrahams u detyra të pranojë se nga ato çfarë e kishte thënë për UÇK-në, ishte bazuar në raportimet e medieve serbe.


Ai kishte mbledhur intervista e deklarata nga qytetarë lidhur me disa krime të pretenduara nga ushtarët e UÇK-së.

Aliu ka thënë se është tmerruese kur raportet e shërbimeve dhe medieve serbe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Watch, për të akuzuar UÇK-në.

“Është tmerruese kur e mendon se si raportet e shërbimeve dhe mediave serbe kanë arritur të ndikojnë dhe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Watch.

Pra, qëndrimet e dala nga aparati i Serbisë – i cili deri në atë kohë qe pushtues herë represiv e herë opresiv, por që edhe sot e kësaj dite ka për synim shtypjen e shqiptarëve në Luginë dhe njëherit bllokimin e Kosovës – janë publikuar nga HRW, fatkeqësisht pa bërë as verifikimet e duhura në terren. Së paku kështu po del nga dëshmia e deritanishme e dëshmitarit të prokurorisë në Hagë Frederic Abrahams! Dhe këto të dhëna po i përdor Prokuroria si bazë për ngritjen e aktakuzave për krime”, ka shkruar ai në Facebook.

Aliu ka thënë se duhet të ketë drejtësi për çdo viktimë të krimit, duke thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pashmangshme.

Abrahams ishte dëshmitari i 22-të, i cili ka dëshmuar në Hagë.

Ai kishte mbledhur intervista e deklarata nga qytetarë lidhur me disa krime të pretenduara nga ushtarët e UÇK-së.

Megjithatë, avokatët kanë pasur kritika duke thënë se dëshmia e tij është e bazuar në opinione.

“Ne e dimë që ky dëshmitar nuk e ka të bazuar shumicën e gjërave që thotë, këtë e thënë në shënim përgatitor, e ka thënë në deklarata të ndryshme. Ai thotë “nuk e di kush e ka thënë këtë”, madje thotë se “nuk kemi pasur mundësi t’i hetonim krimet që pretendoheshin se kryheshin nga UÇK”, ka thënë në seancën e djeshme Ben Emmerson, nga pala mbrojtëse e Kadri Veselit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklarimeve të zyrtarit të HRË-së, Frederick Abrahams se në raportin e tij për vrasjen e civilëve nga UÇK-ja, ka cituar mediat serbe për “ndalime dhe abuzime” në vitin 1998.

Kreu i Qeverisë shprehet në median sociale “Facebook” se balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si Human Rights Ëatch.

“Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte”, theksoi Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Kalo në kategori