LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Asfaltimi i rrugëve në veri, do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve

Aliu: Asfaltimi i rrugëve në veri, do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugëve në veri të Kosovës.

Aliu ka thënë se asfaltimi i këtyre rrugëve është si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të MMPI-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Si rezultat këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti në fshatra, që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në komunën e Mitrovicës”.

“Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, dhe jemi maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet e rrugëve në çdo cep të Kosovës”, ka skruar Aliu në Facebook.