LAJMI I FUNDIT:

Alibeaj: Heshtja e Ramës tregon inkriminimin e tij në çështjen McGonigal

Alibeaj: Heshtja e Ramës tregon inkriminimin e tij në çështjen McGonigal

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë duke u shprehur se heshtja e Kryeministri Edi Rama për çështjen McGonigal tregon inkriminimin e tij.

Ai ka folur për mungesën e kreut të qeverisë Edi Rama për interperlancë në Kuvend për çështjen e lidhjeve të tij me ish-zyrtarit e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.


“Është e turpshme kjo tallja me Kuvendin. Ne kemi kërkuar një gjë të thjeshtë që për një skandal të madh të bërë publik, bazuar në fokeumte të drejtësisë amerikane ka pretendime që Rama të jetë përfshirë në një vorbull korruptive shumë të rëndë. Rama ka një detyrim ligjor që t’i përgjigjet një kërkese për interperlenca”, tha Alibeaj.

“Faktet që kanë dalë i referohen kryesisht atij. Në këtë kushte kur është në lojë imazh i shtetit shqiptare më e pakta do të ishte detyrimi për të ardhur në sallën e Kuvendit dhe për të dhënë shpjegime. A është ai që ka ndërhyrë në këtë konflikt interesi të pastër për t’i dhënë si shpërblim një oligarku rus konsensione në Shqipëri. Ky është një detyrim. Ai do hesht, unë e di se ai nuk ka për të ardhur. Heshtja e tij tregon inkriminimin e tij”, shtoi ai. /Telegrafi/