LAJMI I FUNDIT:

Algjeria ndërpret marrëveshjen e miqësisë dhe bashkëpunimit me Spanjën

Algjeria ndërpret marrëveshjen e miqësisë dhe bashkëpunimit me Spanjën

Algjeria ka përfunduar një marrëveshje miqësie 20-vjeçare me Spanjën, e cila parashihte që të dyja vendet të bashkëpunojnë në kontrollin e valëve të migracionit, duke përshkallëzuar mosmarrëveshjet mbi qëndrimin e Madridit ndaj Saharasë Perëndimore. Media shtetërore e Algjerisë raportoi vendimin pa dhënë arsye.

Burimet diplomatike spanjolle konfirmuan vendimin e Algjerisë, duke shprehur keqardhjen dhe duke rikonfirmuar angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes.


Marrëveshja e vitit 2002 detyronte te dyja palët të “thellojnë bashkëpunimin në kontrollin e flukseve të migracionit dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore”, sipas një teksti të botuar në gazetën zyrtare të Spanjës, raporton reuters.

Algjeria u zemërua kur Spanja njoftoi në muajin mars se mbështet planin e Marokut për t’i ofruar autonomi Saharasë Perëndimore. Algjeria mbështet Polisarion, lëvizjen për pavarësi të Saharasë, të cilën Maroku e konsideron të vetën dhe e qeverisë.

Ndërkohë, Algjeria është një furnizues kryesor i gazit për Spanjën, por presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebbeoune tha më herët se ai nuk do ta ndërpresë kontratën e furnizimit për arsye diplomatike.

Ministri i Jashtëm spanjoll tha të mërkurën se nuk kishte indikacione se Algjeria mund të merrte masa që do të ndikonin në furnizimet me gaz pas prishjes së një marrëveshjeje 20-vjeçare për miqësinë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin me Spanjën.

Qeveria algjeriane është një partner i besueshëm dhe i ka dhënë Spanjës garanci nga nivelet më të larta në lidhje me furnizimin me gaz, u tha gazetarëve ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares. Algjeria pritet të ndryshojë çmimet kur të lidhë kontrata të reja furnizimi me gaz me kompanitë spanjolle.

Sipas kontratës aktuale, e cila është afatgjatë, Algjeria furnizon gazin me çmime nën çmimet e tregut, tha i njëjti burim, i cili dëshironte të mbetej anonim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori