LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo 33 Stradale me 750 kuaj-fuqi, shpejtësia maksimale e veturës italiane është 333 kilometra në orë

Alfa Romeo 33 Stradale me 750 kuaj-fuqi, shpejtësia maksimale e veturës italiane është 333 kilometra në orë

Numri 33 luan rol të rëndësishëm në botën e Alfa Romeo. Në vitin 1933 marka italiane festoi fitoren në 24 Hours Le Mans dhe Mille Miglia.

Vetura sportive Alfa Romeo 33 u prezantua më 1967 dhe konsiderohet si një prej “coupe-ve” më të mira e të gjitha kohërave, transmeton Telegrafi.


Në vitin 2023 kompania italiane vazhdoi traditën, prezantoi Alfa Romeo 33 Stradale për të kujtuar legjendën nga të 60-at.

Janë prodhuar vetëm 33 njësi, kurse 33 gjithashtu simbolizon rritjen e prodhimit prej 33 për qind.

Nga Centro Stile, Alfa Romeo prezantoi fotografitë ekskluzive të Alfa Romeo 33 Stradale i lyer me ngjyrë “mbretërore” të kaltër.

Ka një motor V6 që prodhon 750 kuaj-fuqi dhe bën tërheqje me të katër rrotat.

Sa i përket performancave, 33 Stradale arrin shpejtësinë maksimale 333 kilometra në orë. /Telegrafi/