LAJMI I FUNDIT:

Alexander-Arnold hyn në librin e rekordeve Guinness

Alexander-Arnold hyn në librin e rekordeve Guinness

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka hyrë në librin e rekordeve Guinness pas asistimeve të bëra sezonin e kaluar.

Alexander-Arnold fitoi Ligën e Kampionëve në qershor duke luajtur një rol vendimtar në sezonin triumfues të Liverpoolit, ku më shumë njihet për asistimin e golit fitues ndaj Divock Origit në gjysmëfinale kundër Barcelonës.


Ai u zgjodh në skuadrën më të mirë të sezonin në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier, dhe ishte i rëndësishëm te Reds, të cilët përfunduan vetëm një pikë pas Manchester Cityt në garën për titull në Angli.

Alexander-Arnold provoi përsëri harkimin ikonik, por Mane nuk u tregua i saktë si Origi - senegalezi nuk shënoi nga dy metra
Lexo po ashtu Alexander-Arnold provoi përsëri harkimin ikonik, por Mane nuk u tregua i saktë si Origi - senegalezi nuk shënoi nga dy metra

Tani mbrojtësi 21-vjeçar i Anglisë ka shtuar një tjetër çmim të madh koleksionit të tij, pasi ka rrëzuar nga ‘froni’ dyshen e Evertonit, Andy Hinchcliffe dhe Leighton Baines të cilin mbanin rekordin me nga 11 asistime.

Alexander-Arnold asistoi në 12 gola në sezonin 2018/18 në Ligën Premier (16 në të gjitha garat) – duke fituar çmim nga libri i rekordeve Guinness si mbrojtësi me më shumë asistime në histori të Ligës Premier në një sezon të vetëm.

“Është një nder. Unë gjithmonë kam dashur të shkoj përpara dhe të ndihmoj ekipin të krijojë sa më shumë shanse të jetë e mundur”, ka thënë fillimisht anglezi.

“Padyshim është në dorën e sulmuesve që ta fusin topin në pjesën e pasme të rrjetës, sepse futbolli është një lojë ekipore dhe pa to ky rekord nuk do të ishte i mundur”.

“Është një moment pabesueshëm krenar për mua dhe familjen time, dhe diçka që shpresoj se do të qëndrojë për disa vjet”, përfundoi Alexander-Arnold. /Telegrafi/