LAJMI I FUNDIT:

Alex Song ka thënë se ai u largua nga Arsenali për te Barcelona shkaku i parave

Alex Song ka thënë se ai u largua nga Arsenali për te Barcelona shkaku i parave

Alex Song ka thënë se ai u largua nga Arsenali për të kaluar te Barcelona për para dhe nuk i intereson për minutazhën.

Pasi kishte zhvilluar 200 ndeshje për skuadrën londineze, lojtari u transferua te katalunasit n vitin 2012. Ai kaloi vetëm një sezon në Camp Nou, duke regjistruar 20 paraqitje dhe fitoi La liga-n – i vetmi trofe i madh që e fitoi në karrierën e tij.

Por, pas tetë vitesh, kamerunasi është treguar i sinqertë se përse la The Gunners për të kaluar te Barcelona.

“Gjatë kohë time te Arsenali, nuk mund të kurseja as 100 mijë funte, derisa njerëzit mendonin se unë isha bërë milioner”, ka thënë Song në një bashkëbisedim me yllin e Toronto Raptors, Psacal Siakam në Instagram.

“Kur Barcelona më ofroi një kontratë, dhe e pash sa shumë do të merrja, nuk mendova dy herë. Mendova se gruaja ime dhe fëmijët duhet të kenë një jetë komode kur të largohem nga futbolli”.

Koha kur Alex Song kishte menduar se Puyol po i jepte atij trofeun e La Ligas - por në fakt e kishte ftuar Eric Abidalin
Lexo po ashtu Koha kur Alex Song kishte menduar se Puyol po i jepte atij trofeun e La Ligas - por në fakt e kishte ftuar Eric Abidalin

“U takova me drejtorin e Barcelonës dhe ai më tha se do të luaja shumë ndeshje në Camp Nou. Por, mua nuk më interesonte se sa ndeshje do t’i zhvilloja, e dija se do të bëhesha milioner”, ka shtuar më tej ai.

Song kishte fituar 100 mijë funte në javë te Arsenali, ndërsa kishte kaluar te Barcelona për 50 mijë funte më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori