LAJMI I FUNDIT:

Koha kur Alex Song kishte menduar se Puyol po i jepte atij trofeun e La Ligas – por në fakt e kishte ftuar Eric Abidalin

Koha kur Alex Song kishte menduar se Puyol po i jepte atij trofeun e La Ligas – por në fakt e kishte ftuar Eric Abidalin

Në vitin 2013 kapiteni i Barcelonës Carles Puyol kishte bërë një veprim të mrekullueshëm duke e ftuar Eric Abidalin dhe Tito Vilanova q kishin pasur probleme shëndetësore për të ngritur trofeun e La Ligas.

Blaugranasit e fituan titullin e ligës në triumfin ndaj Real Valladolidit në Camp Nou dhe mbrojtësi legjenda kishte vendosur që ata dy të ngrisnin trofeun.

Puyol mori fillimisht Vilanovan dhe më pas shkoi të merrte edhe Abidalin, por gjatë rrugës ndodhi një moment sa qesharak, aq edhe i sikletshëm.

Alex Song që ishte në radhë me lojtarët e tjerë, kishte menduar se spanjolli po e ftonte atë të ngriste trofeun, duke harruar që pas tij ishte francezi.

Ai filloi të ecte në drejtim të Puyolit, derisa e kuptoi se Abidal ishte ftuar dhe jo ai, për t’ u rikthyer më pas në vendin e tij.

Song kishte luajtur 20 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat gjatë gjithë sezonit, duke marrë vetëm një trofe, e më pas ishte huazuar, për t’u larguar përfundimisht në drejtim të klubit rus Rubin Kazan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori