LAJMI I FUNDIT:

Aleksoski: Zhivaljeviq kërkon alibi për futjen e tij në Kuvend më 27 prill

Aleksoski: Zhivaljeviq kërkon alibi për futjen e tij në Kuvend më 27 prill

”Unë nuk jam personi përgjegjës i cili jep miratim për qëndrim në Kuvendin e RM-së e as cilitdo organi tjetër të drejtorisë shtetërore”, ka theksuar në një deklaratë për AIM, Sinisha Aleksoski, këshilltar për sigurinë kombëtare të kryetarit të RM-së, të cilin zbuluesi serb Goran Zhivaljeviq e theksoi si person i cili ka dhënë leje të jetë në Parlamentin e Maqedonisë gjatë dhunës së 27 prillit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aleksoski thotë se Zhivaljeviq e ka bërë këtë që përmes tij të sigurojë alibi dhe ta arsyetojë sjelljen e tij të paautorizuar dhe joprofesionale, kundrejt ligjeve të RM-së.


Ai më tej shton se nuk e di arsyen pse është futur agjenti i intelegjencës në Kuvend dhe se nuk është përgjegjës që jep miratim për qëndrim në Kuvendin e Maqedonisë. Përkundrazi edhe ai kur shkon në Kuvend, këtë e bën me paralajmërim të rregullt dhe leje nga personi i autorizuar. /Telegrafi/