LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Mediumet të mos shpifin për Selën

Aleanca për Shqiptarët: Mediumet të mos shpifin për Selën

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me disa lajme që nga ASH i quajnë lajme të një portali partiak, lidhur me kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Reagim ndaj shpifjeve të një portali partiak. Pas publikimit të një lajmi tendencioz, në disa portale që fatkeqësisht po paguhen dhe mbahen nga një parti “lëvizje” opozitare, vendosëm të reagojmë dhe demantojmë lajmin. Njoftojmë opinionin e gjërë se Aleanca për Shqiptarët nuk ka zhvilluar asnjë takim në fshatin Livadhi dhe se takimi me banorët e Livadhisë është caktuar për më datën 1 Dhjetor. Lajme të tilla tendencioze dhe shpifëse nuk do të na ndalin në rrugën tonë të drejtë drejt fitores së madhe. Përgjigjen nga Livadhia dhe nga gjithë fshatrat e qytetet tjera shqiptare, do ta merrni më 11 Dhjetor. Për hir të së vërtetës, në ditën kur janë vizituar shtabet e Koroshishtës dhe Dollogozhdës, në Livadhi ka pasur takim Bashkimi Demokratik për Integrim. E presim edhe Lëvizjen Besa këtyre ditëve. Nëse qëllimi i krijimit tuaj ka qënë të luftoni Lëvizjen për Reforma dhe Aleancën për Shqiptarët, këtë e keni të humbur. Aleanca është e madhe dhe e fuqishme. Me fitoren e saj edhe ju do bëheni fitimtarë. Livadhia e pret edhe birin e vet që të jetë prezent në takim, sepse e kemi huazuar në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Likovë, Studeniçan, Manastir, Resnjë, Prilep. Është fushatë dhe po përpiqet t’iu sjell fitoren gjithë shqiptarëve dhe jo veç Livadhisë. Takimi në Livadhi do të bëhet kur të jetë prezent edhe biri ynë, Ziadini. Atë ditë do e shihni përgjigjen.” reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori