Aleanca për Shqiptarët mbajti tubime në Bogovinë, Negotinë, Debresh dhe Çegran
Aleanca për shqiptarët prezentoi platformën e saj në fshatrat e Pollogut, në Bogovinë, Negotinë, Debresh dhe Çegran. Në prezentimin e platformës së Aleancës për shqiptarët të pranishëm ishin dy liderët e Aleancës, Vesel Memedi dhe Ziadin Sela, ndërsa në Çegran prezent ishte edhe Gëzim Ostreni, si dhe të gjith kandidatët e mundshëm për deputet që vijnë nga rrethi i Tetovës, Arta Toçi, Agon Ferati, si dhe nga rrethi i Gostivarit, Afërdida Hamza, Shpëtim Elezi, Nehad Bafqari, Valbona Ristemi, Gazmend Selmani, Jasin Halili dhe Diana Emri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fjalën e tij të rastit para banorëve të Bogovinës, Negotinës, Debreshit si dhe Çegranit, njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi theksoi se shqiptarët në Ballkanin perëndimorë ndodhen para sfidave të mëdha të ballafaqimit kundër projekteve të mëdha antikombëtare dhe antifetare që janë hartuar nga kuzhina të ndryshme të rrethit më të afërt, por edhe më të largët, dhe për këtë arsye kërkohet vigjilencë dhe maturi e jashtëzakonshme nga ana e shqiptarëve të këtij vendi.
Shumë shtete dhe grupacione të ndryshme destruktive, nëpërmes organizatave të ndryshme humanitare dhe fetare po tentojnë të blejnë ndikimin në Ballkanin perëndimorë, dhe për këtë arsye duhet demaskuar të gjith figurat që sot e kësaj dite po strehohen në emër të logos partiake dhe liderëve të ndryshëm partiak. Për këtë arsye, Aleanca për shqiptarët ka bë një bashkim të tri forcave politike me qëllim që ballafaqimi kundër këtyre tendencave të jetë më i lehtë. Mirëpo ky ballafaqim kërkon mobilizim edhe më të madh të forcave demokratike sepse ballafaqimi me këtë ideologji dhe filozofi të veprimit nuk është edhe aq e lehtë, theksoi njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi.
Kanditatët për deputet theksuan se janë rreshtuar prapa familjes së Aleancës për shqiptarët sepse një bashkëpunim i kësaj natyre i tri subjekteve politike ndodh për herë të parë dhe do të japin maksimumin nga vetja të përfaqësojnë denjësisht Aleancën për shqiptarët. Kandidatët theksuan se janë të vetëdijshëm për humbjen e besimit të popullatës ndaj politikës në përgjithësi, por se duhet të na testoni me këtë përgjegjësi të madhe dhe atëherë do të kuptoni konsistencën tonë me fjalët që i themi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit