Aleanca për Shqiptarët dënon gjuhën e urrejtjes në mediat proqeveritare në Maqedoni
Përmes një kumtese dëgruar Telegrafit Maqedoni, ”“Aleanca për shqiptarët” shpreh zhgënjim të thellë ndaj raportimit mediokër dhe nxitës të rrjetit mediatik të deridjeshëm qeveritar, lidhur me procesin e negociatave dhe ndryshimeve rrënjësore që parashtrojnë shqiptarët.”
Në kumtesën e ApSH-së, mes tjerash thuhet se ”raportimet e tipit “na morën shtetin”, “do ta ndajnë Maqedoninë”, “nuk e japim flamurin”, “erdhi koha e hakmarrjes”, nuk janë derivat i Platformës së përbashkët të partive politike shqiptare, por janë fraza manipulative të një pushteti rrënjësisht të korruptuar dhe mafioz, që ka për qëllim varfërimin e mëtejshëm të qytetarëve të saj dhe eksploatimin e plotë ekonomik.
Apelojmë të gjithë mediat, ato shqiptare dhe maqedonase, të bojkotojnë eksponentët “qytetar” dhe “analistët” të cilët janë të njohur për opinionin si ksenofob, albanofob, racist dhe nxitës të urrejtjes ndër-etnike me qëllim pamundësimin për ti kontribuuar përshkallëzimit të situatës.
Për hirë të së vërtetës, “Aleanca për shqiptarët” iu drejton apel të veçantë të gjithë mercenarëve “politik, qeveritar dhe mediatik” që të lexojnë me kujdes “Platformën e përbashkët shqiptare” dhe të binden se të gjitha kushtet e vëna nga partitë shqiptare janë derivat i: Konventave ndërkombëtare për të drejtat elementare, Raportit të Pribesë, Komisionit të Venecias dhe Progres-Raportit të Bashkimit Evropian.
Nuk kemi alternativë tjetër përveç se të plotësojmë standardet e kërkuara nga institucionet e lartpërmendura. Në zgjedhjet e Dhjetorit 2016, sovrani u përcaktua qartazi për barazi të plotë mes komuniteteve, vendosje të vlerave të demokracisë, dekriminalizimit shoqëroro-politik dhe orientim drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet mes tjerash nga ”Aleanca për Shqiptarët”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke
Operacioni “Patkoi", Majko: Millosheviqi donte të destabilizonte Shqipërinë, me varka do sulmohej Italia
Policia në Prishtinë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve
Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej
Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia: Në vendin e ngjarjes janë gjetur 19 gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit jelekë ushtarakë e substanca narkotike
“Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen”, Majko: Si e kërcënuam Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Të shtëna me armë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, policia jep detaje
“Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen”, Majko: Si e kërcënuam Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës
Gjithçka që duhet të dini për EURO 2024
Rusia pësoi humbje 'astronomike' gjatë ofensivës së Kharkiv - ka thënë një zyrtar i NATO-s
Janë 82 lojtarë që do të jenë në Euro 2024, por nuk kanë lindur në vendin ku luajnë - kuqezinjtë në vendin e parë
Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave