LAJMI I FUNDIT:

Alderweireld: Gjithçka mund të ndodhë kundër Liverpoolit, por së pari duhet të festojmë këtë natë të madhe

Alderweireld: Gjithçka mund të ndodhë kundër Liverpoolit, por së pari duhet të festojmë këtë natë të madhe
Tottenham Hotspur (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld ka folur pas fitores së madhe me rikthim ndaj Ajaxit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.  

Klubi anglez arriti të fitojë nga 2-0 në 2-3 ndeshjen e dytë ndaj Ajaxit duke arritur të kalojë në finale, ku do të takohet me rivalët anglez të Liverpoolit.


Pas ndeshjes belgu Alderweireld u pyet për finalen ndaj Reds, por ai tha se së pari duhet ta shijojnë dhe festojnë këtë kualifikim dhe pastaj të mendojnë për finale.

Edicioni më i çmendur në histori të Ligës së Kampionëve – rikthime, gola dhe emocione pa fund
Lexo po ashtu Edicioni më i çmendur në histori të Ligës së Kampionëve – rikthime, gola dhe emocione pa fund

“Së pari ne duhet të festojmë dhe të shijojmë këtë natë, pas saj ta përgatisim ndeshjen me Liverpoolin”, ka thënë fillimisht Alderweireld pas ndeshjes.

Festa e lojtarëve të Tottenhamit pas fitores së çmendur (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi tre javë për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet të presim për të – çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje”.

“Ju duhet të tregoni shumë respekt për Ajaxin. Ata kanë një filozofi të madhe. Jam shumë krenar që kam një histori me Ajaxin, por në anën tjetër jam shumë krenar që luaj për Spurs”.

Tottenham - Liverpool finalja e madhe: Vendi, data, të dhëna interesante
Lexo po ashtu Tottenham - Liverpool finalja e madhe: Vendi, data, të dhëna interesante

“Kjo tregon mënyrën se si kemi ardhur deri këtu. Jemi në katërshe në ligë, të gjithë ankohen për ne,  por jemi gjithashtu në finale të Ligës së Kampionëve, kështu që thotë shumë. Është e pabesueshme”.

“Pas pjesës së parë të gjithë thanë se Ajaxi [do të fitonte], por ne kemi treguar se ne e donim më shumë fitoren. Kemi vënë zemrat tonë në fushë. Jam shumë krenar për këtë ekip”, përfundoi mbrojtësi belg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori