LAJMI I FUNDIT:

Alcantara ka një dëshirë me Bayernin

Alcantara ka një dëshirë me Bayernin

Thiago Alcantara kërkon që të fitoj edhe një titull të Bundesliga me skuadrën e tij.

Mesfushori spanjoll ndihet i lumtur pas fitores ndaj RB Leipzigut, pasi kjo i ka dhënë besim skuadrës.


Kjo fitore i ka ngritë bavarezët në vend të parë me 39 pikë apo tri më shumë se Leipzig dhe pas kësaj fitore është rritur edhe dëshira për të fituar titullin e radhës në Bundesliga.

Bayerni i pamëshirshëm, i transferon dy yjet e rivalit nga Bundesliga
Lexo po ashtu Bayerni i pamëshirshëm, i transferon dy yjet e rivalit nga Bundesliga

“Ne e duam këtë vend të parë dhe duam për të fituar Bundesligën edhe një herë tjetër”, ka thënë fillimisht Alcantara për mediat gjermane.

“Kjo është ajo që ne jemi duke kërkuar për ta bërë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/