Fergie i ka njoftuar fansat e saj se nuk do të presin edhe shumë për të dëgjuar albumin e saj të ri.

Këngëtarja amerikane është duke punuar në albumin e saj për afro një dekadë dhe tani ka konfirmuar se do të dalë kah fundi i vitit.


“Jam duke i bërë gati të gjitha vizualizimet. Çdo këngë ka karakter ndryshe prej tjetrës”, ka thënë ajo për Mail Online, transmeton koha.net

“Jam person që më pëlqejnë detajet dhe dua që gjithçka të ketë kuptim. Andaj këtë vit është duke ardhur. Po vij për ju”, ka shtuar këngëtarja.

Fergie më parë kishte paralajmëruar se albumi i saj do të ngjasonte me albumin “The Dutchess” të vitit 2006. /Telegrafi/