LAJMI I FUNDIT:

Albulena Haxhiu për koalicionet parazgjedhore: Po bashkëpunojmë me LDK-në, vija të kuqe veç për PDK-në

Albulena Haxhiu për koalicionet parazgjedhore: Po bashkëpunojmë me LDK-në, vija të kuqe veç për PDK-në

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është  e gatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në këto zgjedhje LVV ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në koalicion, sado që thekson se është në bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Albulena Haxhiu nga LVV në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se këto zgjedhje i kanë pritur që moti, pasi  sipas saj Qeveria Haradinaj ka qenë qeveri e skandaleve.

“Vetëvendosje asnjëherë më e gatshme nuk ka qenë për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ne tashmë ka kohë të gjatë që e kemi kërkuar këtë, pikërisht për shkak të skandaleve të vazhdueshme të qeverisë. Pra nuk shkonte java, për të mos thënë dita ,pa ndonjë skandal të Qeverisë Haradinaj, tashmë në dorëheqje. Por, po ashtu jemi për zgjedhje të jashtëzakonshme edhe për shkak të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që dëshmoi që ka pasur shkelje të vazhdueshme në raport me negociatat me Serbinë, por edhe për shkak të formimit të vullnetit të qytetarëve nga zgjedhjet e vitit 2017, ku siç e dini nga VV-së i kanë ikur disa deputetë, dhe padyshim që pastaj kjo është deformim i përfaqësimit të qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka theksuar se në tavolinë të diskutimeve do të ulen vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve dhe jo për Qeveri teknike.

“Në këto rrethana ne nuk pranojmë të jemi pjesë e asnjë tavoline të bisedimeve për ndonjë Qeveri të mundshme teknike, apo për ndonjë koalicion të radhës pasi që sipas Kushtetutës, Presidenti ka për detyrë që të caktojë mandatarin e ri. Ne nuk do të jemi pjesë e asnjërës prej këtyre takimeve. Të vetmin takim ku Vetëvendosje do të marr pjesë është takimi për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Janë të domosdoshme dhe janë të rëndësishme për LVV-në “, ka theksuar ajo, për Telegrafin.

Lidhur me koalicionet parazgjedhore, ajo ka thënë se janë në diskutime vetëm me LDK-në, por që nuk kanë vendosur ende.

“Sa i përket koalicioneve nuk është se e kemi diskutuar në detaje, në organet e Vetëvendosjes nuk kemi vendosur ende asgjë. Jemi duke bashkëpunuar me LDK-në, nuk e di se si do të vijoj ky diskutim që e kemi. Mendoj që në Kosovë ka nevojë për ndryshime rrënjësore, dhe i vetmi subjekt që mund t’i bëjë këto ndryshime është LVV. Nëse LVV merr timonin e qeverisjes, vjen drejtësia, barazia dhe mirëqenia e zhvillimi”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera ajo ka deklaruar se vijat e kuqe i kanë me PDK-në pasi që sipas saj ky subjekt duhet të pastrohet.

“VV nuk hynë në koalicion me PDK-në në asnjë rrethanë. PDK duhet të pastrohet, e për t’u pastruar dhe për të dhënë përgjegjësi për dëmet i duhet kohë. Në këtë kuptim nuk bënë VV koalicion me PDK-në që është përgjegjësja më e madhe e të gjitha dëmeve që i janë shkaktuar vendit”, ka deklaruar Haxhiu.

E pyetur për mundësinë e koalicionit me PSD-në, ajo ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë komunikim me ta, edhe pse përfaqësues të PSD-së ka lënë hapësirë për koalicion parazgjedhor me LVV-në.

“Aktualisht nuk kemi ndonjë komunikim me ta. I vetmi subjekt me të cilin po komunikojmë është LDK-ja. Dhe qeverisja e ardhshme duhet të jetë VV-LDK”, ka theksuar ajo.

Kujtojmë që zgjedhjet e parakohshme, do të mbahen pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje pas ftesës që ka pranuar për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori