LAJMI I FUNDIT:

Albin Tahiri: Jam shumë krenar për rezultatin historik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

Albin Tahiri: Jam shumë krenar për rezultatin historik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

Skitari jonë, Albin Tahiri ndihet i lumtur dhe krenar me arritjen e rezultatit historik për të dhe Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Tahiri ka arritur të marrë rezultatin më të mirë personal, por edhe të Kosovës në një garë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.


Ai ka zënë vendin e 15-të në garën e dytë nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi, pasi në garën e parë, atë të lëshimit, 32-vjeçari kosovar ishte i 22-ti.

Albin Tahiri arrin rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, përfundoi i 15-ti
Lexo po ashtu Albin Tahiri arrin rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, përfundoi i 15-ti

Ky rezultat rekord ka bërë që Albin Tahiri të ndihet i lumtur dhe krenar gjatë një interviste për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Jam shumë krenar me rezultatin më të mirë për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore”, ka thënë fillimisht Tahiri për faqen zyrtare të KOK-ut.

“Është diçka e pabesueshme. Nuk e kam imagjinuar kurrë top 15-shin. Qëllimi im ishte hyrja në top 30, por sot arrita shumë më shumë”.

“Unë jam shumë shumë krenar. Rroftë Kosova”, përfundoi skitari i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori