LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti takon liderin e boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin

Albin Kurti takon liderin e boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar liderin boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin.

Sulejman Ugljan, kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA Sanxhak) së fundi me listën e quajtur “Vetëvendosje” i ka fituar bindshëm zgjedhjet për Këshillin Nacional të Boshnjakëve në Serbi.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook.

”Mbrëmë takova liderin e Sanxhakut të Novi Pazarit, Dr.Sulejman Ugljanin, kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA Sanxhak), i cili së fundi me listën e quajtur ‘Vetëvendosje’ i ka fituar bindshëm zgjedhjet për Këshillin Nacional të Boshnjakëve në Serbi. Dr.Uglanini shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i partisë së tij, Ahmedin Shkrijel, si dhe bashkëpunëtorët e tij, Mirza Hajdinoviq e Merfid Kamesniçanin. Unë isha bashkë me kryetarin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Hydajet Hyseni, si dhe nënkryetarin e komunës jugore të Mitrovicës, Faruk Mujka. Në takim mori pjesë edhe aktivisti i njohur për çështjen e Sanxhakut, Prof.Dr.Nexhmedin Spahiu. Ju falenderova Dr.Uglaninit për qëndrimin e tij ndaj Kosovës duke nënvizuar se zëri i Kosovës do të jetë gjithnjë e më i theksuar në avansimin e pozitës së Sanxhakut. Dr. Uglanini ka mbaruar shkollën fillore në Mitrovicë, të mesmen në Prishtinë kurse fakultetin dhe specializimin në Sarajevë”, ka shkruar lideri i VV-së.

Kurti veç tjerash ka thënë se me Ugljanin kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin mes komunave të Kosovës në të cilën qeveris Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

”Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit mes komunave të Kosovës, ku qeveris apo bashkëqeveris Lëvizja jonë, me komunat e Sanxhakut, per mundësinë e futjes së kuotave të regjistrimit të studentëve të Sanxhakut në universitetet publike të Kosovës, ekskursionet e nxënësve tanë në viset e Sanxhakut etj. Dr.Ugljanini më njoftoi se si në komunën e Tutinit në Sanxhak, rrugëve dhe shesheve u janë dhënë emrat e shqiptarëve të shquar si Nëna Tereze, Naim Frashëri, Shaban Polluzha, Nexhip Draga, Ferat Draga, Aqif Blyta, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Fehmi Agani etj. dhe se këta emra do të vendosen po ashtu në komunat tjera të Sanxhakut. Shpreha qëndrimin tonë se edhe në Kosovë duhen bërë emërtime me emrat e heronjve të Sanxhakut. Dr.Sulejman Uglaninin e ftova në manifestimin për 141 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, e që atëbotë është mbështetur financiarisht nga Jusuf Pazari”, shkruan Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori