LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti përkujton Tahir Mehën në 39-vjetorin e rënies

Albin Kurti përkujton Tahir Mehën në 39-vjetorin e rënies
Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar Tahir Mehën në 39 –vjetorin e rënies, i cili së bashku me Nebih Mehën nga kulla e tyre në Prekaz, iu kundërpërgjigjën me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave që kishin shkuar t’i arrestonin.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se Tahir Meha është figurë e lavdisë së veçantë që nuk do të shuhet kurrë.


“39 vite më parë, Tahir Meha dha shpirtin dhe trupin për ndjenjën e lirisë. Tahir Meha është figura e diçka speciale. Është koha e demonstratave dhe grevave, e burgjeve dhe ilegalëve. Dhe në këtë pejzash rezistence ka njerëz që i kapërcejnë shpejt etapat dhe e mbërrijnë flijimin me hapa të vrullshëm. Kështu skicohet rendi i lavdive dhe pasuria e karaktereve historinë. Tahir Meha dhe të ngjashmit e tij janë figurat e një lavdi special. Të mbrujtur në traditën e lirisë, ata i dorëzohen vetëm kumtit të tyre, i dorëzohen paraprakisht, në një lloj betimi që nuk shuhet prej rrethanave. Dhe ndodh që vdekje të tilla i risjellin në jetë e në vëmendje përsëri Azem Bejtën dhe Emin Latin. Mënyra se si ata e trashëgojnë pushkën, po ajo e trashëgon edhe idenë. Një lidhje e ngushtë brezash, me pushkën që mbron mendimin dhe mendimin që mban pushkën”, shkruan ndër të tjera Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

“39 vite më parë, Tahir Meha dha shpirtin dhe trupin për ndjenjën e lirisë. Tahir Meha është figura e diçkaje speciale. Është koha e demostratave dhe grevave, e burgjeve dhe ilegalëve. Dhe në këtë pejzash rezistence ka njerëz që i kapërcejnë shpejt etapat dhe e mbërrijnë flijimin me hapa të vrullshëm. Kështu skicohet rendi i lavdive dhe pasuria e karaktereve historikë.

Tahir Meha dhe të ngjashmit e tij janë figurat e një lavdi special. Të mbrujtur në traditën e lirisë, ata i dorëzohen vetëm kumtit të tyre, i dorëzohen paraprakisht, në një lloj betimi që nuk shuhet prej rrethanave. Dhe ndodh që vdekje të tilla i risjellin në jetë e në vëmendje përsëri Azem Bejtën dhe Emin Latin. Mënyra se si ata e trashëgojnë pushkën, po ajo e trashëgon edhe idenë. Një lidhje e ngushtë brezash, me pushkën që mbron mendimin dhe mendimin që mban pushkën.

Për Eminin dhe Nebihun rrethana nuk është në të tashmen, por në një betim që është lidhur para se të lindnin. Andaj edhe skenën politike e ndërtojnë vetë. Këta janë ilegalët për regjimin, e padukshmja e idesë, pahu i trimërisë, ajo që s’e okupon dot okupatori. Të tillët e shpallin paligjshmërinë e pushtimit dhe, me modestinë e ilegalitetit të tyre, nxjerrin në skenë ndjenjën e pazhbëshme të lirisë. Ata veprojnë në sekret, por me vdekjen e tyre e shpallin të vërtetën në skenën e saj të bujshme. Ata e trashëgojnë sekretin e lavdisë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/