LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti e pyet Google-n se çka bëri qeveria e tij për 9 muaj mandat

Albin Kurti e pyet Google-n se çka bëri qeveria e tij për 9 muaj mandat

Kryeministri Albin Kurti, e ka pyetur Google-n se çka ka bërë qeveria e tij në mandatin e dytë.

Përmes një video-incizimi në Facebook, ai thotë se nuk janë përmbledhur krejt punët e se edhe më shumë punë premton se do të kryhen në vitin e ri, ka uruar edhe festat e fundvitit.


Në video shihet votimi i Qeverisë Kurti 2, vazhdon me marrëveshjen e shumëpërfolur me Pfizer për blerjen e vaksinave…

Po ashtu, përmend vendimin për pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë e punë të tjera.

“Nëntë muaj qeveri në një video të përmbledhur”.

“Nuk janë të gjitha punët, por shumë më shumë na presin në vitin që po vjen. Gëzuar festat!”, ka shkruar Kurti.