Artisti dhe kantautori nga Shqipëria, Alban Skënderaj, ka prezantuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.

“Festoj” mban titullin kënga e radhës e këngëtarit nga Vlora, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti dhe melodia është bërë nga vet Skënderaj, kurse për producimin u përkujdes Lorenc Aliaj.

Screenshot 18 1 Alban Skënderaj (Foto: YouTube)

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, “SmartMotion Films”.

Albani ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, siç rëndom shfaqet me paraqitje të veçantë.

Screenshot 20 3 Alban Skënderaj (Foto: YouTube)

Besohet që kjo këngë do të pëlqehet nga publiku dhe tashmë ndodhet në platformën YouTube.

Ai edhe këtë vit ka qenë shumë i angazhuar me koncerte, e gjithnjë më afër fansave. /Telegrafi/