Alban Skënderaj dhe Ada vijnë me këngën e re "Ama"

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Ai këtë herë ka bashkuar forcat me artisten Ada, në një këngë verore me plot ritëm.
“Ama” titullohet bashkëpunimi i tyre, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet Skënderaj dhe Elinel me melodi Adës dhe Elgit Dodës.

Producimi ndërkaq është bërë në studion e producentit të njohur, Cricket.

Dyshja vijnë të mahnitshëm edhe në videoklip, siç njihen tashmë edhe për stilin e mënyrën të të interpretuarit.
Klipi vlen të ceket se u realizua nga FullMoon Production që tani ndodhet edhe në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/07/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































