Jessica Alba ka përjetuar një befasi të këndshme gjatë vizitës që u kishte bërë disa miqve të saj.

Jashtë shtëpisë, atë e ka pritur një fans i pazakontë, i cili e kishte bërë tatuazh fytyrën e yllit hollivudian.


“Nuk ka dyshim se ky ishte një prej momenteve më të pabesueshme në jetën time”.

“Ky oficer i ëmbël ka ardhur pranë shtëpisë së miqve të mi dhe më ka ndalur të më tregojë se ka bërë tatuazh fytyrën time në krahun e tij”.

“Padyshim se është dashur ta shihja! Aq i bukur dhe interesant”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e videos. /Telegrafi/