LAJMI I FUNDIT:

Alarmi rus – SHBA me tri brigada të rënda ushtarake në Evropë në 2017

Alarmi rus – SHBA me tri brigada të rënda ushtarake në Evropë në 2017

Tri brigada të rënda të ushtrisë amerikane do të jenë në mënyrë të vazhdueshme në Evropë. Shkak është kërcënimi i vazhdueshëm rus në rajon.

Megjithëse presidenti aktual Barak Obama mendonte një zvogëlim të trupave, kursi i ri i ushtrisë amerikane duket se ka ndryshuar, duke parë përtej pushtetit të tij.


Tri brigjatat e blinduara do të vendosen në Evropë vitin e ardhshëm, ndërsa do të kenë në përbërje automjete të lidhura me artileri që kryejnë rivendosje të menjëhershme. Në vitin 2012, administrata Obama zvogëloi në dy numrin e brigadave nga katër të vendosura.

Pushtimi rus i Krimesë dhe luftimet në Ukrainën Lindore ka bërë që amerikanët të ridimensionojnë qëndrimet e tyre, veçanërisht duke shtuar praninë në Evropën Lindore.

“Ky plan zbatimi nga ushtria tregon qasjen tonë të fortë dhe të ekuilibruar për të siguruar aleatët tanë të NATO-s dhe partnerët përballë një Rusie agresive në Evropën Lindore.

Kjo do të thotë se aleatët dhe partnerët tanë do të shohin një prani më të shpeshtë të një brigade të blinduar me pajisjet më të modernizuara në vendet e tyre”, tha të mërkurën Gen Phil Breedlove, shefi ushtarak i NATO-s.

Reagimi vjen ndërkohë që një ditë më parë, gjenerali Joseph Dunford, renditi Rusinë si sfidën kryesore dhe të vazhdueshme të sigurisë.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori