Një 47-vjeçar i identifikuar si J.K është proceduar penalisht pasi ditën e djeshme njoftoi policinë se në Gjykatën e Apelit është vendosur një sasi lëndë eksplozive, duke alarmuar dhe autoritetet.

Këto të fundit pas tërësisë së veprimeve të kryera, në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive.

Reklama

Ndërkohë 47-vjeçari po përballet me veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Ky i fundit sipas bluve dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

“Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dokumentimin e plotë të kryerjes së veprës penale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K., të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore”, njofton policia. /Telegrafi/

Reklama
Reklama