LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të ngritët çmimi i rrymës së importuar në Kosovë

Vazhdon të ngritët çmimi i rrymës së importuar në Kosovë
Foto: Ilustrim

Kriza energjetike që ka goditur Evropën prej muajsh po reflektohet edhe në Kosovë.

KEDS njofton se gjatë ditës së djeshme importi i një magavati të energjisë elektrike u ka kushtuar 325 euro, për dallim nga dita e njëjtë e vitit të kaluar që ka kushtuar 63 euro.


Ata thonë se shifrat janë alarmante dhe kriza energjetike globale po vazhdon ta godasë edhe Kosovën.

KEDS ka bërë apel të kursehet energjia elektrike, në mënyrë që të lehtësohet sistemi energjetik në Kosovë.

Edhe institucionet e ndryshme kanë bërë thirrje te qytetarët që të kursejnë sa më shumë që munden energjinë elektrike për shkak të krizës globale energjetike.

Ata kanë rekomanduar familjet që sidomos të evitohet ngrohja me rrymë dhe të përdoren mjete alternative për ngrohje./Telegrafi/