LAJMI I FUNDIT:

Alarmante, mjellmat më nuk bëjnë fole në liqenin e Ohrit

Alarmante, mjellmat më nuk bëjnë fole në liqenin e Ohrit

Asnjë mjellmë e regjistruar në kuadër të projektit në mbrojtje të kësaj specie ku para gjashtë viteve më parë kishte realizuar Instituti Hidrobiologjik dhe Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Ohrit, nuk bëhet fole më në liqenin e Ohrit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rezultatet e fundit kërkimore kanë shqetësuar komunitetin shkencor ku apelon për një vetëdije më të madhe në publik për mbrojtjen e shpendit të bukur ‘mjellmë’ dhe të veçantë në liqenin e Ohrit, numri i të cilëve ndryshon (zvogëlohet) nga viti në vit.


‘Këtë viti kemi bërë një rishikim të çifteve të mbarështimit, por për fat të keq nuk është gjetur asnjë unazë që do të thotë se zogjtë nga viti 2010 janë larguar nga liqeni – tha Dushica Iliq Boeva nga Instituti Hidrobiologjik i Ohrit’.

Këto ditë, në bregun lindor gjendet një mjellmë të ngordhur, ku inspektorati kompetent tha se ishte ndoshta viktimë e një kafshe të egër. Disa kilometra larg, në qendër të Ohrit, turistja ishte fotografuar me mjellmën në një selfie. Kjo gjë konfirmon domosdoshmërinë e futjes së sanksioneve më të rrepta për njerëzit e pakujdesshëm, por një shqetësim më i madh edhe për institucionet për të mbrojtur mjellmën që ajo të mbijetojë në liqenin e Ohrit. /Telegrafi/