LAJMI I FUNDIT:

Al Trade Market hap marketin e lagjes në Linda Premium Residence

Me një pastërti të jashtëzakonshme e në afërsi të banorëve të kompleksit Linda Premium Residence, Al Trade Market ka hapur pikën e radhës me një asortiment të gjerë të produkteve, të cilat fillojnë nga ato esenciale ushqimore e deri tek ato elektronike dhe shtëpiake.

Inaugurimi i kësaj pike është bërë me datën 29 mars në një ceremoni të vogël duke i respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19, ku të ftuar për fjalë rasti kanë qenë Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, Agim Shahini si kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe pronari i Al Trade, Sokol Gashani.

Në foto: Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Berat Rukiqi është shprehur i gëzuar me hapjen e kësaj pike, duke treguar se zgjerimi i kësaj kompanie nënkupton edhe rritje të rëndësishme në vendet e punës, e në veçanti në këtë krizë të shkaktuar nga pandemia.

Në foto: Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve

Ndërkaq Agim Shahini ka treguar se si familja Gashani e ka ndryshuar modernizimin e furnizimit të konsumatorëve të vendit.

“Al Trade është kompani model dhe ky model i ka dhënë fizionomi më të bukur arkitekturës moderne të bizneseve dhe ekonomisë të Kosovës. Aleanca e biznesit do të jetë me ju gjithmonë atje ku ju mendoni se keni nevojë për ndihmë dhe mbështetje, por puna juaj ka bërë që konsumatorët të jenë shumë më besnikë dhe t’ju besojnë më shumë dhe falë tyre jeni rritur”, është shprehur ai.

Në foto: Sokol Gashani, pronar i Al Trade

Njëkohësisht u ka bërë thirrje që të vazhdojnë të punojnë për të mirën e vendit.

I lumtur me hapjen e pikës së re dhe me rritjen e vendeve të punës pas hapjes së pikës së re të Al Trade Market, pronari i kompanisë, Sokol Gashani, i ka falënderuar bashkëpunëtorët, partnerët e klientët, duke treguar se pa ta, nuk do të ishin ku janë sot.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme:

Artikull i sponzorizuar