LAJMI I FUNDIT:

Al-Khelaifi me ofertë joshëse për Buffonin, portieri kërkon 2-3 ditë kohë për të vendosur

Al-Khelaifi me ofertë joshëse për Buffonin, portieri kërkon 2-3 ditë kohë për të vendosur
Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images/Guliver)

Presidenti i Pairs Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, dëshiron që Gianluigi Buffon të zgjasë karrierën e tij futbollistike edhe për dy vjet.

Buffon njoftoi gjatë të enjtes se do të largohet nga Juventusi kur kontrata e tij të skadojë muajin e ardhshëm.


Megjithatë, portieri italian këmbënguli se asgjë nuk do të vendoset rreth daljes në pension para asaj kohe.

Zyrtare: Buffon largohet nga Juventusi pas 17 vitesh
Lexo po ashtu Zyrtare: Buffon largohet nga Juventusi pas 17 vitesh

Këto dyshime rreth vazhdimit apo jo të karrierës kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij.

Al-Khelaifi nuk i ka problem shpenzimet e mëdha (Getty Images)

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Al-Khelaifi është në kontakt me Buffonin dhe i ka ofruar atij një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 7-8 milionë euro në sezon.

Propozimi gjithashtu përfshin përfshirjen e tij në planifikimin e Kupës Botërore të Katarit në vitin 2022.

Man City rivalizon Liverpoolin për Buffonin
Lexo po ashtu Man City rivalizon Liverpoolin për Buffonin

Buffon është kënaqur me ofertën e presidentit të klubit parisien dhe ka kërkuar 2-3 ditë për të menduar gjërat.

Për Buffonin interesim kanë shprehur edhe gjigantët anglezë, Liverpooli dhe Manchester City. /Telegrafi/