LAJMI I FUNDIT:

“Al Jazeera”: Kthimi i madh i Amerikës në Ballkan, BE rrezikoi interesat e Uashingtonit

“Al Jazeera”: Kthimi i madh i Amerikës në Ballkan, BE rrezikoi interesat e Uashingtonit

Për shkak të punës së kryer keq nga Bashkimi Evropian në Ballkan, Rusia, Turqia dhe Kina kanë forcuar pozicionet e tyre në rajon, duke rrezikuar interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duke detyruar këtë superfuqi të forcojë praninë e saj në rajon, thonë ekspertët.

‘Kthimi ’i madh i SHBA-së në Ballkan, përveç pranisë së saj, si ndërmjetësuese përmes NATO-s dhe institucioneve të tjera përgjatë këtyre viteve, reflektohet edhe në vizitën e parë të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo si dhe në emërimin e Matthew Palmer si Përfaqësuesin e saj Special për Ballkanin.


Siç tha Palmer gjatë vizitës së tij në rajon, prioritet i diplomacisë amerikane në Ballkan do të jetë  zgjidhja e çështjes në mes Kosovës dhe Serbisë, forcimi i hapjes së bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe gjetja e zgjidhjes për funksionalitetin e Bosnje dhe Hercegovinës.

Në fakt, siç shkruan “Al Jaezera Balkans”, një veprim i tillë diplomatik shkon në drejtim të shtypjes së ndikimit të fuqive të tjera, pas së cilës amerikanët do t’ia dorëzonin përsëri këtë rajon në Bashkimin Evropian për integrim në sferën interesit perëndimor, përcjell Telegrafi.

“Këto janë qëllimet themelore të deklaruara publikisht dhe modalitetet e kthimit të madh amerikan në Ballkan” thekson njohësja e politikës Jadranka Poloviq.

Sidoqoftë, sipas mendimit të saj, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të pranishme në këto zona për dekada, kurse pas vitit 2000, për shkak të preokupimit me Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera të turbullta, ishin prezente në mënyrë indirekte përmes veprimeve të aleatëve  saj, si; NATO, BE, FMN dhe institucione të tjera.

“Në këtë mënyrë nisma diplomatike-ekonomike i lihej kryesisht Bashkimit Evropian, i cili gjithashtu menaxhoi zgjidhjen e krizave në BeH, Kosovë dhe Maqedoni. Mirëpo, për shkak të interesave kundërthënëse të anëtarëve kryesorë dhe ndarjeve brenda Bashkimit Evropian, Brukseli ka treguar lodhje nga zgjerimi, por gjithashtu edhe se nuk di se si të menaxhojë krizën në periferinë e vet”, vlerëson Poloviq.

Sipas saj, amerikanët nuk i besojnë Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të saj, për çfarë  ajo [BE] është e paaftë të luajë rolin e saj në master planin amerikan për Ballkanin: “SHBA po vepron me shpejtësi, tani për tani në aspektin diplomatik, për të vendosur një rend gjeopolitik në rajon, në harmoni me interesat amerikane”.

Pozicionimi i Rusisë, Kinës dhe Turqisë

Zijad Beçiroviq, drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) gjithashtu thekson se vitet e fundit Shtetet e Bashkuara kryesisht e kanë lënë Ballkanin në duar të Bashkimit Evropian, i cili nuk ka arritur ta kryejë më sukses këtë detyrë. Shembulli më i mirë i kësaj është roli i BE-së si ndërmjetës në dialogun midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës, i cili është i bllokuar, respektivisht ka pësuar një fiasko.

“Për shkak të punës së bërë keq të BE-së në Ballkan, ndërkohë janë pozicionuar më fuqishëm Rusia, Kina dhe Turqia, gjë që ka rrezikuar interesat e SHBA-së. Kjo është arsyeja pse SHBA-ja ka shtuar interesin e saj dhe po forcon praninë e saj në rajon për të mbrojtur interesat e saj. Ndërsa është shumë e rëndësishme që Ballkani të jetë pjesë e sigurisë kombëtare të SHBA-së, dhe kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare, për amerikanët kjo gjithmonë është një prioritet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Për Poloviqin, Ballkani Perëndimor për tri dekada mbijetoi si një laborator në të cilin aktorë të shumtë ndërkombëtarë po provojnë ‘receta’ të (pa)provuara për stabilizimin, transformimin institucional dhe modernizimin e rajonit. SHBA e ka ndalur luftën në këto zona, por gjithashtu ka krijuar një fuçi baruti, dhe mban në dorë  siguresën e cila do të shkaktojë konflikte të mundshme.

Marrëveshja e Dejtonit BeH e shndërroi në një krijesë të pamundur… Marrëveshjet e Ohrit dhe Prespës e ndanë Maqedoninë. Në diskursin mbizotërues diplomatik, stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor shikohet në kontekstin e dy proceseve integruese – pranimit të rajonit në NATO dhe BE, duke vendosur kështu një stereotip që këto procese të veprojnë pa diskutueshëm duke stabilizuar dhe stimuluar transformimin demokratik, ekonomik, shoqëror dhe të sigurisë së vendeve të rajonit, dhe evropianizimin e tyre. Sidoqoftë, është e dukshme që ka munguar  prosperiteti i premtuar dhe stabiliteti i rajonit. Trashëgimia e politikave të aplikuara perëndimore është varfëria ekstreme, papunësia ekstreme dhe emigracioni, kolapsi i politikave publike dhe kolapsi i vazhdueshëm ekonomik, si dhe ri-aktivizimi i zonave ekzistuese të krizave: BeH, Kosova dhe Maqedonia”, shpjegon Poloviq.

‘Lufta e pambaruar ose paqja e pambaruar’

Në një atmosferë të tillë, ekziston një prani në rritje e aktorëve të jashtëm, të cilët po forcojnë ndikimin e tyre në rajon përmes programeve shumë konkrete, pa politikën e vazhdueshme të agjitacionit në të cilën insiston BE-ja.

“Megjithëse, sipas strategjisë së re të mbrojtjes së SHBA-së, fokusi i aktiviteteve mbrojtëse të SHBA-së është vendosur kryesisht në kontekstin e konfrontimit me Kinën. Megjithatë, Rusia është caktuar si rivalja e dytë kryesore, kundërshtare ose armike e SHBA-së. Pjesa kryesore e ‘fushbetejës’ me Rusinë kalon nëpër Evropën Juglindore. Prandaj, qëllimi i SHBA-së në Evropën Juglindore është arritja e një situate politike ushtarake identike me atë të ndërtuar në Evropën Verilindore, ku nën udhëheqjen e tyre u krijua një degëzim mbrojtës nga shtetet e Baltikut dhe Polonisë me mbështetje logjistike nga territori gjerman”, thotë Poloviq, përcjell Telegrafi.

Beçiroviq beson se forcimi i ndikimit të fuqive të tjera në rajon do të jetë një provë edhe për vendet e Ballkanit.

“Ndryshe, administrata amerikane do të bazohet në lëvizjet, respektivisht afrimin e disa vendeve të Ballkanit drejt Rusisë, Kinës ose Turqisë, për të vendosur lidhur me qëndrimin e saj ndaj atyre vendeve. ‘Letër lakmus’ do të jetë marrëdhënia e këtyre vendeve me Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën, të cilat përfaqësojnë ‘foshnjën’ e Shteteve të Bashkuara. SHBA nuk do të lejojë që perspektiva Euro-Atlantike e rajonit të rrezikohet. Kjo u dëshmua më së miri me shembullin e Republikës së Maqedonisë Veriore”, tha ai.

Politika amerikane në rajon ka punuar më herët përmes disa cikleve, përkatësisht përmes administratës së Clintonit, Bushit dhe Obamas.

“Megjithëse në Kosovë ende ka ndikim establishmenti diplomatik i administratave të mëparshme, Donald Trump dëshiron ta zgjidh këtë problem, përpara zgjedhjeve për një mandat të dytë presidencial. Për shkak se kufijtë në teren janë të fortë – Serbia nuk kontrollon jo vetëm Kosovën, por as Sanxhakun, Qeveria e Maqedonisë pjesën perëndimore të vendit, Qeverinë në Sarajevë,  Republikën Serbe … presidenti Trump nuk do të ketë dilema morale, as të sigurisë. Një konfigurim i ri i Ballkanit Perëndimor është në përgatitje, kufijtë në rajon kanë ndryshuar në të kaluarën e afërt. Nuk ka asnjë arsye për të mos vazhduar këtë proces”, tha Poloviq.

Kështu, trashëgimia e ‘luftës së papërfunduar’ ose ‘paqes së papërfunduar’ në rajon i është lënë Trumpit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori