Lazar Dejanoviq, i akuzuar për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrja në huliganizëm, të mërkurën në seancën e shqyrtimit fillestar ka arritur marrëveshje me Prokurorinë Speciale për pranim të fajësisë.
Dejanoviq akuzohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 afër objektit të Komunës së Zveçanit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kryetar i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj e ka pyetur të pandehurin Dejanoviq nëse është në dijeni për heqje dorë nga një proces i rregullt gjyqësorë pas pranimit të marrëveshjes. Lidhur me këtë, i pandehuri tha se marrëveshjen e ka arritur me vullnetin e lirë dhe se e pranon se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Prokurori i rastit, Bekim Kordaliu tha se pas pranimit të kërkesës së mbrojtësit të të akuzuarit dhe pranimit të autorizimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë më 14.10.2024.
Ai i propozoi gjykatës se me rastin e shqiptimit të dënimit ndaj të akuzuarit, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtare e kryer në bashkëkryerje t’i shqiptohet dënimi nga 8 deri në 10 muaj burgim, dhe se në kuadër të këtij dënimi t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për veprën pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm t’i shqiptohet dënim me burg prej 6 muajsh me mundësi zëvendësimi me gjobë prej 10 mijë deri 11 mijë euro.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Dejanoviq, avokati Lujbomir Pantoviq tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur dhe pranuar në mënyrë dhe kushte siç i ceku edhe prokurori i rastit. Ai tha se konsideron se janë përmbushur të gjitha kushtet të KPP-se që gjykata ta pranojë marrëveshjen e arritur për pranim të fajësisë.
“Sa i përket veprës penale pjesëmarrja në turmë e cila kryen veprën penale huliganizëm, unë e njoftoi gjykatën që i pandehuri është i gatshëm që dënimin me burgim prej 6 muaj t’i ndërrohet dënim me gjobë”.
Më pas, gjyqtari Kurtaj, njoftoi se gjykata pranon arritjen e kësaj marrëveshje mes të akuzuarit dhe Prokurorisë. Aktgjykimi për këtë rast pritet të shpallet sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Aktakuza ndaj të pandehurit Dejanoviq është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 tetor 2024.
Sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës./BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPJD-ja falënderon aleatët në 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

KRRE: Ka pasur ankesa nga qytetarët për faturat e energjisë elektrike, po punojmë për mbrojtjen e konsumatorit

“Masa e sigurisë” ndaj Serbisë, s’ka datë për mbërritjen e skanerëve për pikat kufitare

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Gjykata Speciale vendos kushte të reja për Hajredin Kuçin

Vrasja e dyfishtë në Stanovc të Vushtrrisë, detaje të reja

Tri vrasje brenda 24 orëve në Kosovë, Morina: Institucionet duhet të veprojnë urgjentisht

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

“Rambujeja e sulmet ajrore të NATO-s”, Buja: Hashim Thaçi ka qenë pika më e besueshme e ndërkombëtarëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

“Mendoja që po flisja me psikologun” - Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother