LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari për përdhunim të 15-vjeçares: Është e trilluar e gjithë kjo histori

I akuzuari për përdhunim të 15-vjeçares:  Është e trilluar e gjithë kjo histori

I akuzuari për përdhunimin e fqinjës së tij të mitur 15 vjeçe ka dalë dje para gjykatës. Seanca në ngarkim të Ligor Bibës, 55 vjeç, është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa të pranishëm nuk kanë qenë asnjë prej familjarëve të tij apo të adoleshentes së përdhunuar.

Në seancën për dhënien e masës së sigurisë ndaj 55-vjeçarit, prokurori ka bërë një rend kronologjik të ngjarjes, e cila daton në mars të këtij viti, duke mbajtur bazë dëshminë e vajzës Xh. Biba, e cila tani është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Prokurori, duke u mbështetur te dëshmia e së miturës, i kërkoi gjykatës të caktojë ndaj të akuzuarit masën e sigurisë arrest me burg dhe të kalojë gjykimin e kësaj çështjeje në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk është kompetente për shkak të mungesës së seksionit të të miturve. Për shkak të çështjes delikate, u kërkua që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Por, pas akuzave të ngritura nga prokuroria, avokati mbrojtës ka hedhur poshtë gjithçka duke theksuar se 55-vjeçari nuk ka lidhje me një ngjarje të tillë. Ai ka kërkuar që të konsiderohet i paligjshëm arrestimi në flagrancë i tij dhe të bëhet lirimi i menjëhershëm.

Pogradec, arrestohet 55-vjeçari që përdhunoi të miturën dhe e la shtatzënë
Lexo po ashtu Pogradec, arrestohet 55-vjeçari që përdhunoi të miturën dhe e la shtatzënë

Në versionin e tij, avokati i Bibës i konsideroi provat e prokurorisë të pavlefshme, pasi nuk mund të vërtetohet dot as dhuna, por edhe kryerja e marrëdhënies seksuale me të miturën. Mbrojtja është mbështetur edhe te fakti që nëse do të bëhej fjalë për përdhunim, e mitura do të kishte shfaqur tronditje psikologjike, ndërkohë që ajo ka vazhduar normalisht shkollën por edhe sjelljen në familje, duke mos rënë në sy të askujt.

Edhe vetë Ligor Biba ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë historinë si të sajuar.

“Jam i pafajshëm. Nuk e di pse e thurën këtë sajesë ndaj meje. Nuk e di çfarë ka vajza dhe nëna e saj me mua, por ato e kanë trilluar të gjithë këtë histori. Kam 3 unaza në zemër, gjendja ime shëndetësore është e rënduar, pasi më ka tronditur kjo histori. Jam i pafajshëm dhe duhet të më lironi”, është shprehur Biba, shkruan “Panorama”.

Pasi dëgjoi pretendimin e të dyja palëve, gjykata vendosi të lërë në burg Ligor Bibën, mbi të cilin rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur, ndërsa çështja do të kalojë për shqyrtim të mëtejshëm në Gjykatën e Korçës në seksionin e të miturve.

Katër ditë më parë, 15-vjeçarja Xh. Biba nga fshati Velçan i Pogradecit denoncoi në polici fqinjin e saj, duke e akuzuar se e kishte përdhunuar tetë muaj më parë dhe si rezultat i kësaj marrëdhënieje ajo mbeti edhe shtatzënë.

Ngjarja, sipas dëshmisë së saj, ka ndodhur në muajin mars dhe gjithçka e ka mbajtur të fshehtë deri para pak ditësh, kur u zbulua nga infermieria e fshatit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori