LAJMI I FUNDIT:

Akuza për punësime familjare – përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së në komisione parlamentare

Akuza për punësime familjare – përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së në komisione parlamentare

Deputetët e PDK-së dhe ata të LVV-së janë përplasur sot mes vete në Komisionin për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi dhe në Komisionin për Financat Publike.

Fillimisht në Komisionin për Ekonomi u përplasën deputetët Ferat Shala nga PDK dhe Armend Muja nga LVV, pasi që ky i fundit foli për padinë e PDK-së ndaj ZRRE-së.


Muja tha se në ta kaluarën janë bërë punësime familjare, por një gjë e tillë nuk po ndodh sipas tij me Qeverinë Kurti.

Pas kësaj reagoi deputeti Ferat Shala, i cili i tha Mujës se vetë ke qenë një kohë në PDK.

“Leje PDK-në, ke qenë dikur e tash e ke lëshuar, mirë ja ke bërë. Le PDK-në, shyqyr që ke dalë. Dashtë Zoti të mbajnë edhe këta tjerët (VV) që të kanë marrë. Këtu je në Komisionin për Ekonomi dhe po më flet për PDK-në”, tha Shala.

Por, Muja mohoi se ka qenë ndonjëherë në PDK-në. “Uh zot mos e banë. Kurrë nuk kam qenë në PDK”, u shpreh ai, shkruan Telegrafi.

E një përplasje tjetër ndodhi edhe në Komisionin për Financat Publike, gjatë kohës kur po shqyrtohej raporti i aludimit të performacës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës 2018-2020”.

Hajdar Beqa i PDK-së tha se Halil Thaçi nga VV, ka pasur ndikim në konkursin e fundit në KEK, derisa deputeti i VV-së tha se këto janë shpifje.

“A ka kontrata tani me negocim? Sepse kriza energjetike nuk është vetëm 2018-2020, por fatkeqësisht është pikërisht në periudhën që udhëhiqet nga ky bord, nga ky kryeshef dhe nga kjo qeveri…. Nëse do me fol diçka tjetër dil në anën e raportuesve. Kur flas unë flas unë. I kemi ftuar drejtues të KEK-ut, KEK është i Kosovës dhe është aset i rëndësishëm. Nuk je zëdhënës i KEK-ut. Unë kam informata edhe për skandalet, pikërisht ti, që ke pasur takim edhe për punësimet me kryeshefin”, u shpreh Beqa.

Thaçi i ka thënë Beqës se po shpif.

“Ti po shpif. Drejtori dhe kryetari i bordit munden mos me qenë në dijeni, por unë e di që drejtori i auditit nuk është e vërtetë që është zgjedhë drejtor në qeverinë e tanishme”, i ka thënë Thaçi.

Reagim ndaj deputetit Beqa pati edhe deputeti tjetër nga VV-ja, Eman Rrahmani. Ky i fundit tha se keqemenaxhimi në KEK është si pasojë e qeverisjes së PDK-së dhe AAK-së.

“Pajtohem me ty plotësisht kur thua që nëse vazhdohet në bazë të këtyre të gjeturave nga auditori, ne në 2022 do të kemi krizë, katastrofë, për shkak se kjo është pasqyrë e qeverisjes PDK-AAK. Por, të shpresojmë që bordi i ri dhe kreyshefi në raportin e ardhshëm mos me qenë me të gjeturat e tilla të cilat janë të patolerushme”, theksoi Rrahmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori