LAJMI I FUNDIT:

Akullorja më e shtrenjtë në botë kushton 6,696 dollarë

Akullorja më e shtrenjtë në botë kushton 6,696 dollarë

Një kompani japoneze akulloresh mblodhi disa nga përbërësit më të rrallë në botë për të krijuar një akullore që kushton 6,696 dollarë një racion.

Rekordet Botërore Guinness njoftuan se marka japoneze Cellato theu rekordin për akulloren më të shtrenjtë në botë me shijen e re të quajtur, Byakuya, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e kësaj akullore të shtrenjtë përfshijnë një tartuf të bardhë të rrallë që rritet në Alba të Italisë, ku një gjysmë kilogrami është rreth 6,905 dollarë. Kjo shije e akullores përmban gjithashtu edhe një lloj djathi ‘parmezan’ po ashtu edhe një përbërës i njohur në Japoni si ‘sake lees’ .

Cellato e zhvilloi këtë lloj akulloreje me Tadayoshi Yamada-n, shefin e kuzhinës në restorantin RiVi në qytetin Osaka. Kompania tha se kërkonte të kombinonte shijet evropiane dhe japoneze në diçka unike.

“Na u deshën më shumë se 1.5 vjet për t’a zhvilluar, me shumë prova dhe gabime për të arritur shijen e duhur. Arritja e një titulli nga Guinnessi e bëri përpjekjen të vlejë”, tha një përfaqësues i Cellato-s për Guinness World Records. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

Interesante
Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori