Është e dhimbshme t’i rikthehesh aktiviteteve ditore kur kemi një dhimbje qafe apo koke, një muskul të ndrydhur apo një ligament të tërhequr.
Në kushtet e shtëpisë gjëja e parë që na shkon në mendje është të marrim një qese me akull apo një maskë të ngrohtë dhe ta vendosim në pjesën ku kemi dhimbje.
Akulli dhe nxehtësia janë mënyra të thjeshta dhe natyrale që ndihmojnë për të lehtësuar një dhimbje, por kanë përdorime të ndryshme. Zbuloni se cilat janë rastet kur rekomandohet përdorimi i tyre:
Dëmtimet e sportit
Në momentin e parë akulli duket shumë i ftohtë dhe bezdisës, ndërkohë që nxehtësia mund të duket më e përshtatshme. Por kujdes, për dhimbjet akute, inflamacionet dhe ënjtjet gjithmonë duhet të përdoret akulli.
Nxehtësia favorizon inflamacionin dhe mund të jetë e dhimbshme më pas. Gjithashtu teraupistët sportivë rekomandojnë nxehtësia/ ngrohtësia e lagësht për muskujt e dëmtuar përpara aktiviteteve muskulore ose stretching dhe më pas akulli mund të minimizoj dhimbjen.
Dhimbja e kokës
Maskat e ftohta në pjesën e ballit dhe syve mund të ndihmojnë për të izoluar simptomat e migrenës, dhe ndaj shumë njerëz e preferojnë më shumë. Por nga ana tjetër nxehtësia mund të parandaloj/reduktoj spazmat e qafës nëse ato janë shkaktarë të dhimbjes së kokës. Ndaj në varësi të dhimbjes, dhe shkakut të saj zgjidhni alternativën më të përshtatshme.
Artriti
Nxehtësia fiton në rastet e artitit apo dëmtimeve që zgjasin për më tepër se 6 javë. Pacientët që vuajnë nga osteoartriti kronik zgjedhin nxehtësinë për lehtësimin e simptomave. Ndërkohë për artitin akut, të menjëhershëm preferohet akulli për izolimin e simptomave./albeu.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre