LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Sabina Memishi: Aktrimi është profesion i vështirë por me qëllim të pastërt dhe dashuri të sinqertë ia arrin

Aktorja Sabina Memishi: Aktrimi është profesion i vështirë por me qëllim të pastërt dhe dashuri të sinqertë ia arrin

Intervistoi: Aroma Aliti

Aktrimi ka qenë pjesë e saj që në moshë të hershme, bëhet fjalë për aktoren nga Tetova Sabinën e cila vjen me një intervistë për Telegrafin. Ajo rrëfen për arritjet e saj në sferën e aktrimit si dhe planet që ka në të ardhmen. Sabina momentalisht është e punësuar në Teatrin Shqiptar në Shkup që sipas saj kjo llogaritet si një prej arritjeve të saja në këtë drejtim.


Ndërkaq, për Sabinën edhe pse aktrimi është një profesion i vështirë, me qellim të pastër dhe dashuri të sinqertë ia arrin.

Për ata që ende nuk e dinë, kush është Sabina dhe me çfarë merret?

Sabina është vajzë nga Tetova me profesion aktore. E punësuar në trupën e Teatrit Shqiptar Shkup. Në kohë të lirë jap edhe kurse për gjuhë gjermane. Pak a shumë kjo. Dashuria e Sabinës për profesionin e aktrimit ka qenë që në moshë të vegjëlisë, me përkushtim të madh ajo nuk i është ndarë skenës dhe vazhdimisht ka punuar për të arritur në vendin e duhur sa i përket profesionit të saj. Ajo për këtë ndjehet krenare me veten.

Cilat i konsideron si arritjet e tua më të mëdhaja në profesionin tënd dhe a mendon se ke arritur aty ku duhej të arrije me aktrimin?

Jam shumë krenare me veten që nuk u dorëzova edhe e vazhdova profesionin me të cilin dita ditës punoj më shumë. Profesion i vështirë por kur ke qëllim të pastër edhe dashuri të sinqertë ia arrin. Punësimi në Teatrin Shqiptar është arritje e madhe për mua pasi që aty e nxjerr veten në pah profesionalisht, gjithashtu përzgjedhja në Sarajevo Talents në Sarajevë ku u vlerësua puna ime jashtë vendit. Ende s’jam aty ku dua të arrij por me ndihmën edhe vullnetin e Zotit shpresoj të bëhet. Sabina gjithashtu tregon se në Maqedoninë e Veriut artistët e kanë të vështirë të zhvillojnë karrierën e tyre por sipas saj me këmbëngulje dhe durim mund të krijojnë diçka edhe në vendlindje.

Maqedonia e Veriut a është vendi i duhur ku mund një aktor të zhvilloj karrierën në mënyrën e duhur dhe sa ke arritur ti personalisht te shfaqesh aftësite e tua në këtë vend?

Unë jam gjithmonë me atë ide që artisti duhet të fillojë prej vendit të vetë ti tregojë aftësitë. Ne të gjithë e dimë sesa vështirë e kemi edhe e kemi por duhet të kemi këmbëngulje edhe durim që të paktën këtu të krijojmë diçka. Nuk duhet të dorëzohemi. Unë kam arritur aq sa kam pas mundësi por gjithmonë e motivuar për ditë më mira. Përveç tjerash Sabina ka planet e saj sa i përket profesionit që ka dhe shpreson për projekte të reja në kinematografi.

Çfarë planesh ke në të ardhmen në lidhje me profesionin tënd?

Shfaqje teatrale, shpresoj të kemi projekte në kinematografi aty ngecim ma shumë.

Në fund Sabina e përmbyll këtë intervistë me një mesazh për rininë duke iu drejtuar atyre që të kujdesen për veten, qëllimet e tyre si dhe të kenë synime të qarta rreth profesionit të tyre.

Çfarë do i këshilloje të rinjtë?

Të kujdesen për veten edhe qëllimet e tyre. Të mbajnë synime të pastra rreth vetes edhe profesionit që do zgjedhin. Edhe pa vështirësi s’ka lezet asgjë. Por ta dinë që në fund ia vlen çdo sakrificë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori