LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Melanie Griffith shihet me një shenjë në fytyrë – disa vite pas betejës me kancerin e lëkurës

Aktorja Melanie Griffith shihet me një shenjë në fytyrë – disa vite pas betejës me kancerin e lëkurës
Foto: Splash News

Melanie Griffith u fotografua së fundmi në makinë, ndërsa tregoi më shumë se ç’duhet me një paraqitje më ndryshe.

Ylli i “Working Girl” u fotografua në makinën e saj të premten pasdite dhe u pa me një shenjë të madhe në faqen e majtë.


Një vështrim më i afërt tregon një pjesë të vogël të çarjes, e cila dukej e qepur, por që kishte mbetur akoma e hapur.

Melanie Griffith (Foto: Splash News)

Arsyeja e shenjës së Griffith është e panjohur.

Të gjitha lajmet nga Melanie Griffith
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melanie Griffith

Gjatë daljes së saj, aktorja e “Now & Then”, 65 vjeçe, dukej elegante me një palë syze, një triko të zezë, geta të tilla dhe një buzëkuq me shkëlqim.

Në vitin 2018, Griffith ndau një foto ku shihej e maskuar pasi i ishte nënshtruar një procedure për heqjen e kancerit të lëkurës nga fytyra e saj.

Melanie Griffith (Foto: Splash News)

“Nëse ndonjëri prej jush e ka, rregullojeni atë. Nëse shtriheni në diell, jeni të ekspozuar shumë ndaj diellit, kini kujdes”, kishte thënë ajo.

“Përdorni krem kundër diellit. Kontrollohuni nga dermatologu juaj. Nëse nuk keni një të tillë, merrni një ose shkoni në klinikën tuaj më të afërt dhe kërkoni të testoheni për të”, shtoi ajo.

Melanie Griffith (Foto: Splash News)

Në fillim të atij viti, Griffith kishte folur për revistën InStyle për numrin e madh të problemeve që i kishte shkaktuar beteja e saj me kancerin e lëkurës, duke e përshkruar atë si një “gjë të frikshme kur je aktore dhe varesh nga fytyra jote për punë.

“Por e kuptoj që duhet të vendos një fasho dhe është më mirë”, vazhdoi Griffith. /Telegrafi/

Melanie Griffith (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori