Aktorja e njohur Lyra Xhoci ka kujtuar së fundmi një nga datat më të veçanta, por edhe të trishtueshmet në jetën e saj.

Më 22 korrik të vitit që shkoi, kur ajo edhe mori propozimin për martesë nga i dashuri i saj në një ambient të bukur detar dhe romantik.


NJë vit më vonë, aktorja e hit-serialit “Kafeneja jonë”, ka ndarë me ndjekësit e saj një imazh nga ku kujtim, por edhe nga kujtimi i hidhur që ka pasi në të njëjtën ditë, asaj iu kumtua lajmi për vdekjen e gjyshes sësaj.

“Një nga ditët më të lumtura por më të trishtueshme për mua.! Në momentin kur desha të marr telefonin tim dhe të ndaja lajmet e mira me familjen time, vëllai im thirri dhe më tha që gjyshja jonë ka ndërruar jetë! Ajo në thelb ishte nëna ime e dytë! Një gjysmë gotë verë më dehu atë natë dhe unë qaja me veten në gjum! Një vit më pas, unë kam të njëjtat emocione ... nuk do të qaj sonte por një gotë e plotë e verës do të ndihmojë patjetër”, ka shkruar Xhoci në Instagram

Përndryshe aktorja ka kohë që ka lënë Kosovën dhe jeton dhe vepron në shtetin kanadez. /Telegrafi/