LAJMI I FUNDIT:

Aktorja është penduar që luajti në “50 Shades of Grey”

Aktorja është penduar që luajti në “50 Shades of Grey”

Dakota Johnson shumë shpejt do të bëhet jashtëzakonisht e famshme falë rolit të saj në filmin e “nxehtë” ‘Fifty Shades of Grey’, por aktorja e re nuk është e sigurt nëse pranimi i rolit të Anastasia Steele ishte gjëja e duhur për karrierën e saj.

“Kam shumë dyshime mbi zgjedhjen që kam bërë. Edhe tani ka momente kur them se çfarë dreqin kam bërë”, ka thënë 25-vjeçarja për ‘The Telegraph”, transmeton Top Channel.


Filmi i shumëpritur do të ketë shumë skena seksi ku 25-vjeçarja shfaqet nudo, gjë të cilën ajo nuk e ka problem, por kjo nuk do të thotë që duhet ta shohin familjarët e saj.

“Nuk kam turp nga trupi im. Mendoj se nudizmi dhe skenat e seksit në filma janë të bukur kur realizohen bukur”.

“Por, i kam thënë familjarëve të mi që nuk i lejoj ta shohin filmin. Nuk dua që ta shohin“, deklaroi më tej Dakota Johnson. /Telegrafi/