LAJMI I FUNDIT:

Aktori serb letër ministrit të Serbisë: Bëhuni njeri, urojani Vokrrit pranimin në FIFA

Aktori serb letër ministrit të Serbisë: Bëhuni njeri, urojani Vokrrit pranimin në FIFA

Një aktor serb i quajtur Cedomir Petrovic i ka shkruar një letër ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq duke i thënë që t’ia zgjatë dorën Fadil Vokrrit dhe t’i urojë pranimin në FIFA dhe të lërë anash luftën dhe inatin politik, njofton Dialogplus.ch.

Petrovic shkruan se futbollistët e Kosovës dhe fansat e futbollit në Kosovë e meritojnë si gjithë të tjerët të gëzohen dhe të garojnë në nivele të barabarta me të gjitha shtet tjera.


Madje ai shkruan se do të ishte mirë që Serbia të ndihmonte Kosovën në këtë proces e mos ta pengonte, duke treguar kështu vullnetin e saj për dialog e përmirësim marrëdhëniesh.

Aktori i njohur serb i kujton ministrit të Serbisë se pro Kosovës votuan 141 shtete dhe kjo tregon më së miri çfarë debakli ka pësuar Serbia duke u mbështetur vetëm nga 23 shtete.

Në fund Petrovic shkruan edhe për sukseset e Vokrrit si futbollist dhe kontributin e tij.

Letra e plotë:

Zoti Ministër,

njerëzit si ju në shkollën fillore dhe në fund i kemi quajtur spiunë të vegjël. Sa mirë do të ishte nëse Serbia do të votonte për anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA. Sikur t’i kishte ndihmuar, si fqinji i parë. Sa rëndësi do të kishte kjo për rrjedhën e mëtutjeshme të bisedimeve me Prishtinën. Sa do të shihej dëshira jonë e vërtetë dhe vullneti që ato bisedime t’i zhvillojmë sinqerisht.

Nuk ka fuqi në botë që mund t’ua ndalojë futbollistëve të Kosovës dhe fansave të tyre, të cilët e duan futbollin si ne, për të cilët jetë e vërtetë është gara me reprezentacionet e tjera, që të luajnë futboll me të gjitha reprezentacionet e botës.

Ata s’kanë uniforma ushtarake. Ata bartin fanella me numra, me mbiemrat e tyre. Dija, shkathtësia, kondicioni, ferplej, këto janë armët me të cilat disponojnë futbollistët e Kosovës.

Nuk mund të bëhet fjalë për «goditje të rëndë ndaj sportit» për shkak të interesave politike. Ju jeni djalë i ri. Sportist. E dini shumë mirë si ndihen futbollistët dhe sportistë e tjerë kur janë të mbyllur në qark në vendin e tyre. Kur s’mund të dalin nga oborri i tyre dhe nga livadhi i tyre. Kur s’mund t’u tregojnë edhe të tjerëve se janë futbollistë me cilësi të njëjtë në mos më të mirë se shumë të tjerë. Nuk do të ishte mirë që në këto kohë krizash për futbollin tonë të luajnë me ne. Ndoshta FIFA do pyeste veten nëse e kemi merituar të jemi anëtar i saj.

Edhe sportistët tanë kanë qenë të goditur nga sanksionet. E dinë si është ko. Ju thoni – nuk do të heqim dorë nga lufta! Cila luftë, zoti Ministër? Garën e sportistëve nganjëherë e quajmë «luftë», duke dashur që ashtu të tregojmë rivalitet të madh sportiv. Ðokovići zhvilloi një luftë të rëndë kundër Nadalit…

Do t’i padisni në gjykatë? Nëse vetë e keni sajuar këtë deklaratë, harrojeni sa më shpejt. Nëse keni marrë urdhër, refuzoni ta zbatoni. Jepni dorëheqje, që të mos e shkatërroni prestigjin tuaj sportiv, i cili nuk është i vogël.

Rezultati i votimit për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA është 141 me 23. Ju, si sportist e dini se kjo është humbje katastrofale e atyre që ishin kundër pranimit.

Fadil Vokrri erdhi në Partizan në vitin 1986, kur e braktisën Zdravko Varga dhe Dragan Mance, i aksidentuar tragjikisht. Si mesfushor Vokrri u bë lojtari i dashur i jugut të Partizanit. Në Partizan Vokrri kaloi tre stinorë të ligës së parë, ka luajtur 55 ndeshje të ligës së parë dhe ka dhënë 18 gola në ligën e parë. Për reprezentacionin e Jugosllavisë ka luajtur në periudhën 1984-1987. Ka luajtur dymbëdhjetë ndeshje me reprezentacionin dhe ka dhënë gjashtë gola. Sot Fadil Vokrri është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Urojani. Bëhuni njeri. Bëhuni sportist. Harrojeni funksionin e ministrit. Dikur s’do të jeni më. A do t’ju vijë turp për këtë deklaratë? Gjithçka varet nga ju. Sportistët janë njerëz të kuptimeve të tjera dhe të vlerave morale“, transmeton DialogPlus.

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori