Aktori Aaron Phypers tregon pamjet e shtëpisë së ‘shkatërruar’ - fajin ia lë ish-bashkëshortes

Bashkëshorti i aktores amerikane, Denise Richards, Aaron Phypers, ka zbuluar se si duket rezidenca e tyre me qira në mes të divorcit të tyre të trazuar.
Ai e akuzoi atë se e kishte lënë shtëpinë në rrëmujë përpara se të largohej.
Gjatë paraqitjes si i ftuar në emisionin ‘Inside Edition’, tregoi, ndër të tjera, dhomat ku ishin të shpërndara rrobat.

Ka shfaqur gjithashtu një dysheme të mbuluar me njolla. Richards mohoi shkatërrimin e rezidencës dhe, në dokumentet që i paraqiti gjykatës, deklaroi se nuk kishte jetuar atje për dy vjet.
Ajo më parë akuzoi Phypers dhe familjen e tij për shkaktim të dëmeve serioze të pronës. Ai aktualisht jeton këtu me prindërit dhe të vëllanë.

Phypers paraqiti kërkesë për divorc në korrik për shkak të "dallimeve të papajtueshme".
Ata qëndruan të martuar për gjashtë vjet. Aktorja i kërkoi gjykatës ta lejonte të nxirrte sendet e shtëpisë pa shkelur urdhrin e ndalimit që kishte marrë. Gjykata e miratoi kërkesën e saj.

Ajo më parë e akuzoi ish-bashkëshortin e saj për abuzim fizik dhe postoi foto të syrit të saj të ënjtur. /Telegrafi/



























































