LAJMI I FUNDIT:

Aktivizimi i gjeneratës së ardhshme të Liderëve të Biznesit në Kosovë me Programin “Rinia në Biznes” të BERZH-it dhe BPB-së

Aktivizimi i gjeneratës së ardhshme të Liderëve të Biznesit në Kosovë me Programin “Rinia në Biznes” të BERZH-it dhe BPB-së

Më 21 nëntor 2023, në Prishtinë, BPB dhe BERZH organizuan ngjarjen e parë të rrjetëzimit “Rinia në Biznes” për ndërmarrësit e rinj nga të gjitha rajonet e Kosovës ku pjesëmarrës ishin edhe ekspertë të financave, ISO, startups, marketing digjital dhe strategjisë, përfaqësues të odave lokale dhe ndërkombëtare, qendrave dhe shoqatave rinore. Kjo ngjarje ishte një kontribut për nevojat e liderëve të ardhshëm të biznesit për të ju ndihmuar të njëjtëve në ndërtimin e aftësive dhe rrjeteve solide.

View this post on Instagram

A post shared by BPB (@bankaevendit)

BPB prezantoi programin e BERZH-it “Rinia në Biznes” dhe arritjet nga i njëjti, pas zbatimit të tij për herë të parë në Kosovë, si dhe shërbimet plotësuese këshilluese dhe trajnime për sipërmarrësit e rinj që përfaqësojnë energjinë e re për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

Banka për Biznes ka disbursuar kredi për 50 biznese të vogla të udhëhequra nga të rinjtë nën moshën 35 vjeçare, në mbarë Kosovën.

Mimoza Godanci – Aliu, Kryeshefe Ekzekutive e Bankës për Biznes, deklaroi se BpB është e përkushtuar për zhvillimin e vendit me programe për ndërmarrësit e rinj.

“BpB dëshiron të bëjë një ndryshim për sipërmarrësit e rinj që përbëjnë një pjesë jetike të ekonomisë lokale. Banka për Biznes e kupton se liderët e rinj të biznesit në Kosovë kanë nevojë për më shumë se vetëm financim, por edhe mbështetje jofinanciare siç janë trajnimet, rrjetëzimi, mentorimi dhe mjetet digjitale për të drejtuar bizneset e tyre dhe për të ofruar mbështetje që funksionon mirë për komunitetin e ri të biznesit”.

Activating the Next Generation of Business Leaders in Kosovo with the EBRD’s Youth in Business Programme and Banka për Biznes
Lexo po ashtu Activating the Next Generation of Business Leaders in Kosovo with the EBRD’s Youth in Business Programme and Banka për Biznes

Shefi i BERZH-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko, deklaroi se programi i BERZH-it “Rinia në Biznes” është i pranishëm në pesë vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Programi i Rinisë në Biznes i BERZH për Ballkanin Perëndimor pret të sigurojë një total prej 100 milionë eurosh për bankat lokale në rajon gjatë viteve të ardhshme. Përveç financave, Banka do të ofrojë shërbime këshillimore në formën e projekteve të konsulencës, e-learning dhe trajnimit.

RRETH PROGRAMIT ”RINIA NË BIZNES”

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka lansuar programin e saj “Rinia në Biznes” në Kosovë në bashkëpunim me Bankën për Biznes.

Programi Youth in Business (#YiB) u ofron ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, në pronësi ose të menaxhuara nga individ nën moshën 35 vjeç, akses në njohuritë, aftësitë, financimin dhe burimet e tjera kyçe thelbësore për të kapërcyer sfidat dhe për të arritur potencial të plotë.

Banka për Biznes është institucioni i parë financiar në Kosovë që miraton kredi në kuadër të programit Youth in Business. Për zhvillimin e sipërmarrjes te të rinjtë, është thelbësore të ofrohen stimuj – jo vetëm në formë financiare, por edhe përmes edukimit, mentorimit dhe rrjetëzimit. Duke ofruar një përzierje të mbështetjes financiare dhe burimeve jofinanciare, sipërmarrësit e rinj kanë mundësinë të realizojnë ambiciet e tyre të biznesit dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit.

Mbështetja financiare për programin “Rinia në Biznes” në formë të fondeve për bashkëpunim teknik, është siguruar nga Suedia përmes Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar; Italia nëpërmjet Iniciativës së Evropës Qendrore; dhe Luksemburgu nëpërmjet BERZH Small Business Impact Fund.

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori