LAJMI I FUNDIT:

Aktiviteti i paraglajding – emocione të papërshkrueshme mbi bukuritë natyrore të Pejës

Ndonëse e vogël në sipërfaqe kur krahasohet me vendet tjera, Kosova përbrenda ka shumë çka ofron për qytetarët e turistët. Bjeshkë të bukura, qytete antike, monumente historike e aktivitete të shumta, siç është edhe paraglajding në Pejë.

Sporti i paraglajding në vendin tonë është pak i njohur, ndonëse Kosova renditet si shteti i 10-të në ranglistën botërore për disiplinën Paragliding Precizion.


Por përveç garave, ky sport në Kosovë realizohet edhe për rekreacion në qytete të ndryshme.

Është Aeroklubi Peja që përbëhet nga pilotë, instruktorë e nxënës të kësaj veprimtarie të cilët e bëjnë promovimin e paraglajding-ut në Kosovë dhe organizojnë fluturime rekreacionale për të gjithë qytetarët mbi fshatrat e bukur të Pejës, por edhe në qytete tjera.

Ndryshe nga parashutizmi, aktiviteti i paraglajdit është mjaft ndryshe. Lëshimi me parashutë është i shpejtë dhe intensiv, ku ju kërceni nga një avion në ajër dhe e hapni parashutën për të zbritur në tokë.

Në paraglajd nuk kërceni në ajër, faktikisht ju niseni nga toka duke vrapuar dhe pastaj filloni të fluturoni në ajër. Në paraglajd ju mund të fluturoni gjatë, larg dhe lart.

Një fluturim të tillë mund ta bëni edhe në fshatin Lipë të Pejës, ku me instruktorët e certifikuar ndërkombëtarisht ju filloni të fluturoni nga mbi 1,400 metra lartësi.

Paraglajdi në Pejë ofron eksperiencë të paharrueshme, ku sikur asnjëherë më parë ju e shihni natyrën nga perspektiva e shqiponjës dhe mrekulloheni nga pamja e bukur dhe adrenalina e papërshkrueshme.

Në foto: Pamja nga lart gjatë aktivitetit të paraglajding

Sa është i sigurt aktiviteti i paraglajdit në Pejë?

Paraglajdi kërkon aftësi në meteorologji, aerologji, termodinamikë dhe mekanikë të fluturimit. Të gjitha këto aftësi i posedojnë pilotët e Aeroklubit Peja, të cilët janë të licencuar nga autoritetet kosovare dhe nga ato ndërkombëtare.

Secili pilot i këtij klubi ka mbi 5 vite përvojë në fluturim me paraglajd dhe i realizojnë mbi 100 orë fluturime gjatë një viti.

Ndryshe nga çfarë mund të mendojnë njerëzit, shkalla e fatalitetit dhe aksidenteve gjatë këtij aktiviteti është aq e ulët sa e shumicës së sporteve tjera.

Thënë më thjesht, paraglajdi në Pejë është një prej mënyrave më të sigurta se si ju mund të krijoni kujtime të paharrueshme.

Si mund ta provoni këtë aktivitet?

Aktiviteti i paraglajdit nuk mund të realizohet si individ i thjeshtë, por duhet që ta kryeni së bashku me pilot të licencuar dhe pajise adekuate e të sigurte.

Aeroklubi Peja i ofron të gjitha pajisjet për këtë aktivitet dhe për një çmim të volitshëm ju mundëson që së bashku me pilotin e certifikuar ndërkombëtarisht të fluturoni mbi bukuritë e Pejës.

Ekipi i Telegrafit e ka provuar këtë aktivitet nën udhëzimet dhe profesionalizmin e Eduard Dacit – kryetarit të Aeroklubit Peja.

Për të kontaktuar me Aeroklubin Peja dhe për të marrë më shumë informacione, kontaktoni në:

Facebook: Aeroklubi Peja
Instagram: Aeroklubi.Peja
E-mail: aeroklubipeja@hotmail.com
Nr. Tel: +383 49 383 602

Me çfarë u xhiruan këto aktivitete?

Sa i përket pajisjeve, Gjirafa50 e ka mbështetur këtë aktivitet duke ofruar për xhirim pajisjet si më poshtë:

– Go Pro 7

– Dronin “DJI MAVIC 2 Pro”