LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj një pronari të restorantit në Prizren dhe disa të tjerëve për pengim dhe sulm të personit zyrtar  

Aktakuzë ndaj një pronari të restorantit në Prizren dhe disa të tjerëve për pengim dhe sulm të personit zyrtar  
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti  i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.K., Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, më datën 16.07.2020, rreth orës 11:20 minuta, në Prizren në sheshin “Shadërvan” derisa patrulla policore ishte duke kryer detyrën zyrtare, në zbatimin e urdhrit operativ Anex-54, për gatishmëri dhe reagim ndaj Covid-19, i pandehuri i parë I.K., pronar i një restoranti në rrugën “Marin Barleti”, jo vetëm që nuk tregon letërnjoftimin me qëllim të identifikimit të identitetit të tij sipas kërkesës së personit zyrtar, por përdor forcën fizike, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me të pandehurit e tjerë Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., duke i penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, po ashtu duke i sulmuar dhe duke i goditur me duar dhe me grushte zyrtarët policor.

Si pasojë e rezistencës aktive fizike nga ana e të pandehurve, zyrtarët policor – të dëmtuarit S.H., A.K., dhe V.K., si dhe vet të pandehurit I.K., dhe L.K., marrin lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime, të pandehurit e lartcekur në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Siguri
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Kalo në kategori