LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj 41 vjeçarit nga Gjilani për keqpërdorim seksual të personave të mitur

Aktakuzë ndaj 41 vjeçarit nga Gjilani për keqpërdorim seksual të personave të mitur

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.D., për shkak të veprës penale ‘’keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare’’.

“Sipas aktakuzës, në muajin mars të vitit 2018, i pandehuri J.D. (1977), nga komuna e Kamenicës, e ka marrë të dëmtuarën e mitur K.S. të moshës trembëdhjetë vjeçare, me automjetin e tij kombi dhe e ka dërguar në Prizren, ku edhe e kalojnë natën në automjet dhe për qëllime seksuale, e keqpërdor seksualisht të njëjtën.


Vlen të theksohet se, i pandehuri e ka marrë me vete në Prizren, tri herë të dëmtuarën e mitur, së bashku me dy vajzat e tij të mitura”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në këtë mënyrë, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorimi seksual i personave nën moshën (16) gjashtëmbëdhjetë vjeçare’’, e paraparë në nenin 235 paragrafi 2 nën paragrafi 2.3 lidhur me nenin 232 paragrafi 3 nën paragrafi 3.7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në fund, Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin të e shpallë fajtor, për veprën e kryer penale dhe ndaj të njëjtit të shqiptoj dënimin e merituar sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori