Aktakuzë kundër një personi për ushtrim të ndikimit, i dyshuari arrestohet në flagrancë derisa pranonte një shumë parave

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit SH.K, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.
Një njoftimin për media thuhet se i pandehuri gjatë vitit 2022 dhe 2023 kishte kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete me premtimin se do të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtar të një Ministrie.
“.... Gjatë aplikimit të masave të veçanta të simulimit të veprës së korrupsionit i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa pranon një shumë të parave”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































