LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq për zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq për zgjedhjet e 14 shkurtit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet se aktakuza është bërë në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.


“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.D., lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Tutje, në komunikatë thuhet se “Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër të pandehurit B.D, Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210  të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”.

Një muaj paraburgim për kryetarin e Kllokotit - dyshohet për veprën penale 'cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve'
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për kryetarin e Kllokotit - dyshohet për veprën penale 'cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve'

Ndryshe, në mars të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër Bozhidar Dejanoviqit për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve.

Arrestohet kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq për cenim të votës së lirë
Lexo po ashtu Arrestohet kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq për cenim të votës së lirë

Ai ishte arrestuar më 12 mars i dyshuar për “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori