LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër dy shtetasve të Shqipërisë për kontrabandim me migrantë

Aktakuzë kundër dy shtetasve të Shqipërisë për kontrabandim me migrantë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër L.B., dhe A.R., të dy shtetas nga Republika e Shqipërisë, të cilët gjenden në paraburgim nga data 10.11.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

Sipas aktakuzës, më 10.11.2019, rreth orës 02:15 në Prizren, është vërtetuar se të pandehurit L.B., dhe A.R., në bashkëkryerje merren me kontrabandim të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që derisa zyrtarët e policisë kufitare të pikë kalimit kufitar në Vërmicë, ishin në kryerjen e detyrës zyrtare, përmes vëzhgimit me dylbi në vendin e quajtur ‘’Foleja e Shqiponjës’’ në afërsi të krojeve të fshatit Vërmicë, kanë vërejtur një grup njerëzish duke kaluar ilegalisht kufirin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës.


Të pandehurit së bashku me grupin e personave të tjerë janë ndalur nga ana e Policisë Kufitare, si dhe pas verifikimit nga zyrtarët policorë është vërtetuar se të njëjtit ishin shtetas të huaj nga Republika e Sirisë, të cilët më pas, së bashku me dy të pandehurit e lartpërmendur janë shoqëruar në stacionin policor në Vërmicë.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit L.B., dhe A.R., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori