LAJMI I FUNDIT:

Me aksion simbolik bëhet thirrje për rikthimin e kalldrëmit në Prizren (FOTO)

Me aksion simbolik bëhet thirrje për rikthimin e kalldrëmit në Prizren (FOTO)

Është finalizuar iniciativa ‘’Ta rikthejmë kalldrëmin’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’.

Gjatë kësaj iniciative në mënyrë simbolike janë vendosur fragmente të kalldrëmit në rrugën ‘’Adem Jashari’’, duke bërë thirrje që të rikthehet diskursi publik lidhur me kthimin e kalldrëmit në këtë rrugë.


Sipas Ec Ma Ndryshe, Prizreni, si qendër urbane prej shekujsh dallohet me karakteristikat arkitektonike të saj të ndërlidhura me aplikimin e materialeve tradicionale.

“Në mesin e tyre kalldrëmi përbën identitetin historik të rrugëve e rrugicave të tij. Si i tillë, kalldrëmi i ka dhënë̈ karakter dhe hijeshi shesheve e rrugëve të Prizrenit në të kaluarën, dhe vazhdon ta bëj këtë edhe sot e kësaj dite në pjesët e mbetura. Në vitet e pasluftës, në disa rrugë qendrore të Prizrenit kalldrëmi është larguar dhe është zëvendësuar me asfalt. Në këtë mënyrë, në emër të lehtësimit të qarkullimit rrugor të automjeteve është sakrifikuar një nga elementet e identitetit historik të qytetit”, thuhet në njoftim.

“Të lidhur emocionalisht me kalldrëmin si simbol i qytetit të Prizrenit, të rinjtë pjesëmarrës të Shkollës së Aktivizmit Urban kanë propozuar që përmes një iniciativë të tillë të përçohet mesazhi për mundësinë e kthimit të kalldrëmit në këtë rrugë.  Format e aplikuara të kalldrëmit kanë karakter të përkohshëm dhe tentojnë që përmes rikthimit në kohë, kur kjo rrugë ishte e mbuluar me kalldrëm, të bëjnë thirrje te autoritetet lokale dhe qendrore të diskutojnë mundësitë e rikthimit të kalldrëmit aty ku ekzistojnë mundësitë. Ideja për performancën publike për rikthimin e kalldrëmit është dhënë gjatë Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban, të mbajtur në muajt prill – maj të këtij viti, gjatë së cilës të rinjtë pjesëmarrës të shkollës kanë pasur rastin të aftësohen lidhur me principet e aktivizmit urban”, thuhet në njoftim.

“Kjo iniciativë do të përcillet me iniciativat e radhës të dizajnuara në kuadër të Shkollës së Aktivizmit Urban. Veprimet e propozuara trajtojnë çështje të caktuara të komunitetit në qytet, dhe u takojnë fushëveprimeve të ndryshme me fokus në hapësirat publike”, thuhet në njoftimin dërguar nga “Ec Ma Ndryshe”.

Shkolla e Aktivizmit Urban është pjesë e projektit “Rikthimi i Qytetit” që në mënyrë specifike synon të avokojë për gëzimin e plotë të së drejtës mbi qytetin përmes një sërë platformash të aktivizmit.

Nëpërmjet Shkollës së Aktivizmit Urban, projekti ofron një platformë edukimi dhe aktivizmi qytetar për të rinjtë, duke transformuar nxënësit e shkollave të mesme në qytetarë politikisht aktiv dhe social.

Projekti “Rikthimi i qytetit – E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren” përkrahet financiarisht nga National Endowment for Democracy. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori